Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pas funeralit të Mlladiçit, Bosnja dëbon 2 diplomatë serbë! Ministri i jashtëm: Kanë 48 orë të largohen, me këtë Serbi s’ka marrëdhënie të fqinjësisë së mirë

17:20 / September 8, 20264 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
07 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Jashtëm i Bosnjë-Hercegovinës, Elmedin Konakoviç, ka urdhëruar dëbimin e dy zyrtarëve të Ambasadës së Serbisë në Sarajevë, duke u dhënë 48 orë kohë për t’u larguar nga vendi. Vendimi vjen mes përplasjes së fortë diplomatike mes Sarajevës dhe Beogradit pas funeralit të Ratko Mlladiçit në Serbi dhe pjesëmarrjes së zyrtarëve serbë në ceremoninë e nderimit të ish-komandantit të dënuar për gjenocid dhe krime lufte.

Konakoviç njoftoi në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat se persona të padëshiruar janë shpallur Milan Dulanoviç, atashe ushtarak në Ambasadën e Serbisë, dhe Darko Maksimoviç, këshilltar i përfaqësuesit të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë, BIA.

“Kanë 48 orë, duke nisur nga ora 14:00, për t’u larguar nga Bosnjë-Hercegovina. Do t’u anulohen kartat diplomatike në Bosnjë-Hercegovinë dhe i bëjmë thirrje trupit diplomatik që të mos bashkëpunojë më me ta”, deklaroi Konakoviç.

Ministri tha se vendimin e ka marrë në bazë të rregullores për shpalljen e personave të padëshiruar dhe të papranueshëm, të miratuar nga Presidenca e Bosnjë-Hercegovinës në vitin 2004. Sipas tij, Presidenca ka kompetencën për të marrë një vendim të tillë për ambasadorët dhe konsujt, ndërsa ministri i Jashtëm mund ta bëjë këtë për pjesën tjetër të personelit diplomatik dhe jodiplomatik.

Konakoviç u rekomandoi dy zyrtarëve serbë që gjatë 48 orëve të ardhshme të respektojnë me përpikëri rregullat e Bosnjë-Hercegovinës.

Vendimi është pjesë e përshkallëzimit të marrëdhënieve mes Bosnjë-Hercegovinës dhe Serbisë pas vdekjes dhe funeralit të Ratko Mlladiçit. Konakoviç tha se zhvillimet e ditëve të fundit në Serbi dhe glorifikimi i ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Srpska, i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Srebrenicë dhe krime të tjera, kanë kaluar çdo “vijë të kuqe”.

“Ata i kaluan të gjitha vijat e kuqe dje, pardje dhe në ditët e mëparshme”, tha ai.

Por dëbimi i dy zyrtarëve të ambasadës nuk është masa e vetme e njoftuar nga Sarajeva. Konakoviç bëri të ditur se Bosnjë-Hercegovina ka tërhequr gjithashtu pëlqimin për deklaratën e përbashkët për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimin rajonal, e cila ishte parashikuar të nënshkruhej më 1 tetor në Mal të Zi.

“Deklarata të tilla, letra boshe, nuk do t’i nënshkruajmë për sa kohë kemi përballë Serbinë që po shohim këto ditë, Serbinë e viteve ’90, e cila na paralajmëron se gjërat nuk janë normale”, deklaroi Konakoviq.

Ai tha se qeveria e Malit të Zi është njoftuar për vendimin dhe sqaroi se Sarajeva nuk ka problem me përmbajtjen e vetë dokumentit, por me faktin që një deklaratë për fqinjësi të mirë do të nënshkruhej në kushtet aktuale me Serbinë.

“Me një Serbi të tillë nuk do të nënshkruajmë letra dhe fraza për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë derisa të ndryshojë gjendja në Serbi”, tha ministri boshnjak.

Konakoviç kritikoi edhe reagimin e institucioneve të Bashkimit Evropian. Duke iu referuar deklaratave të presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe presidentit të Këshillit Evropian António Costa për funeralin e Mlladiçit, ai kërkoi që përgjegjësia politike të mos kufizohej vetëm te disa zyrtarë serbë.

Sipas tij, institucionet evropiane po shmangin të përmendin drejtpërdrejt presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, si personin që ai e konsideron kryesisht përgjegjës për klimën politike të krijuar në Serbi.

Një ditë më parë, Konakoviç kishte njoftuar edhe tërheqjen e pothuajse të gjithë personelit të Ambasadës së Bosnjë-Hercegovinës në Beograd. Ambasadori dhe konsulli do të mbeten në detyrë, pasi emërimi dhe shkarkimi i tyre është kompetencë e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, ndërsa pjesa tjetër e stafit do të tërhiqet. Shërbimet konsullore pritet të kalojnë te ambasadat boshnjake në Zagreb dhe Podgoricë.

Konakoviç e lidhi edhe këtë masë me funeralin, ceremonitë përkujtimore dhe mesazhet publike në Serbi pas vdekjes së Mlladiçit.

Përplasja mund të ndikojë edhe në zgjedhjet e përgjithshme të Bosnjë-Hercegovinës të 4 tetorit. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 2.425 shtetas të Bosnjë-Hercegovinës janë regjistruar për të votuar në Serbi. Konakoviq tha se autoritetet do të përpiqen të sigurojnë zhvillimin e votimit, por shtoi se është i gatshëm të marrë përgjegjësinë edhe nëse votimi në ambasadën në Beograd nuk mund të organizohet.

Kriza shënon një nga përplasjet më serioze diplomatike mes Sarajevës dhe Beogradit në vitet e fundit, me Bosnjë-Hercegovinën që brenda dy ditësh ka vendosur të tërheqë pjesën më të madhe të stafit të saj diplomatik nga Serbia, të dëbojë dy zyrtarë serbë nga Sarajeva dhe të tërhiqet nga nënshkrimi i deklaratës rajonale për fqinjësi të mirë.

2 serbe bosnja debon funeralit mlladicit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në 17:00 nis Kuvendi/ Presidenti mesazh deputetëve: Energjia qytetare të ushqejë dialogun

17:00 / September 8, 2026

Rregullorja e re/ Avokatët bojkot pa afat për gjyqet në GJKKO: Ndalimi i celularit na cenon punën

15:56 / September 8, 2026

Rama me dy objektiva për teknologjinë: 1 mld € eksporte brenda dekadës dhe më pak varësi nga tenderat

14:30 / September 8, 2026

“Aplikimet në e-Albania rriten me 40 përqind”/ Rama: Programi i AI i detyruar për administratën

14:27 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.