Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Angela Martini është ndarë nga bashkëshorti? Këto detaje po na bëjnë të dyshojmë

10:17 / June 9, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
angela martini
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ajo është një nga personazhet më interesant të showbiz-it shqiptar! Në kulmin e karrierës së saj profesionale, jo vetëm si modele, por së fundmi edhe si producente filmash me metrazh të shkurtër, si edhe me objektivin për të shkruar librin e saj të parë, Angela Martini po shijon dukshëm një nga periudhat më të arta. Siç shohim edhe nga profili i saj zyrtar në Instagram, prej disa muajsh bukuroshja shqiptare është zhvendosur në Los Angeles, ku po investon bindshëm në fushën profesionale.
Deri këtu s’ka asgjë për t’u shqetësuar sepse gjithçka duket për mrekulli! Por, detaji që i bën të gjithë të dyshojnë është fakti se prej disa kohësh Angela nuk po shfaq më foto me bashkëshortin e saj, miliarderin rumun Dragos Savulescu, me të cilin ajo kurorëzoi historinë e dashurisë në dhjetorin e vitit 2017-të! Në një ceremoni private, shumë të veçantë, Angela dhe Dragos i thanë “PO” njëri-tjetrit dhe lajmi bëri xhiron e medias shqiptare.

Por, së fundmi janë kryesisht fansat e shumtë të supermodeles që po ngrenë dyshimet se ajo është ndarë nga bashkëshorti. Dhe gjithçka ka nisur nga profili i saj zyrtar në Instagram. Nëse i hedhim një sy, fotoja e fundit e saj me bashkëshortin është e datës 1 nëntor të vitit të kaluar, pikërisht foto nga ditëlindja e Dragos Savulescu. Ky i fundit madje, ka mbyllur llogarinë e tij në Instagram, ndërkohë që dihet tashmë se ai është një person me shumë influencë në botën e biznesit,  e së fundmi edhe si producent filmash.

400 454 5cfc166916b20

Më parë, Angela Martini publikonte shumë shpesh foto me bashkëshortin, nga përditshmëria, surprizat e shumta që i bënte ai, udhëtimet dhe jetën luksoze, e gjithçka e pasqyronte në profilin e saj zyrtar ku numëron më shumë se 410 mijë ndjekës.Prej më shumë se një viti, bukuroshja shqiptare nuk poston më asnjë foto me partnerin rumun, çka ka ngritur dukshëm një tymnajë hamendësimesh se ata mund t’i kenë dhënë fund lidhjes së tyre.

Le të shpresojmë që në ditët në vijim vetë Angela Martini do të bëjë ndonjë reagim lidhur me këto lajme, për të na shuar ndoshta të gjithëve edhe dyshimet tona të momentit.


Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Babai nuk më flet”, konkurrentja në “Për’puthen” zbulon që ka një djalë 14-vjeçar

22:00 / October 12, 2026

Fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, Antigona Ramosaj flet për herë të parë në “Live me Luizin”: Falënderoj Albërien që më qëndroi pranë

22:17 / October 9, 2026

Ministri i Kulturës, Gonxhja: Se shpejti nisim punimet për restaurimin e shtëpisë së Faik Konicës

21:19 / October 9, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.