Për analistin Ilir Yzeiri, vizita e Sali Berishës në Shtetet e Bashkuara nuk ndryshon asgjë në raport me të ardhmen politike të Partisë Demokratike.
I ftuar në një studio televizive, ai u shpreh se dizenjimi i tij non-grata nuk hiqet por edhe nëse do të ndodhte diccka e tillë nuk do ta sillte kurrë në pushtet.
“Trump po sjell Putinin te G20-a, jo më të mos marrë një vizë Berisha pasi pagoi 6 milionë dollarë. Për mua ai njeri nuk ekziston më. Është fatkeqësi e madhe që jemi pa opozitë.
PD me Sali Berishën është e mbaruar dhe nuk vjen kurrë në pushtet. Kjo vizitë e ndihmon atë personalisht, por edhe ndjekësit fanatikë që ushqehen me përralla. Edhe nëse i hiqet ‘non grata’, ai nuk i fiton zgjedhjet sepse është histori e mbyllur”, tha Yzeiri.
Analisti ngriti edhe pikëpyetje për 6 milionë dollarët e shpenzuar për lobim në SHBA duke bërë thirrje që SPAK të veprojë.
“Me këto 6 milionë dollarët çfarë u bë? Pse nuk heton SPAK? Meta po mbahet në burg për një lobim të paligjshëm. Berisha e ka deklaruar vetë dhe asnjë ferrë nuk i hyn në këmbë.
As hetimi nuk nis për këtë rast. Olsi Dadot, Altin Dumanët dhe Klodian Brahot janë fiksuar me qeverinë, me Ilir Beqajn dhe Erion Veliajn”, u shpreh Yzeiri.
