Pasditen e sotme është riaktivizuar vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës, ku flakët po përhapen me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme të pyllit me pisha.
Zjarri ka alarmuar banorët e zonës, ndërsa në terren kanë mbërritur forcat e emergjencës për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Në operacion po marrin pjesë 4 mjete zjarrfikëse, 30 forca të Forcave të Armatosura dhe 20 forca bashkiake.
Terreni i thyer po vështirëson ndërhyrjen e forcave. Pas kërkesës për ndërhyrje nga ajri, në zonë ka mbërritur edhe një helikopter, i cili do të operojë për shuarjen e zjarrit. Fatmirësisht, vatra e zjarrit ndodhet larg zonës së banuar.
