Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vuçiç njofton datën e largimit nga posti i presidentit: “Do të jap dorëheqjen më 27 shtator”

21:38 / September 14, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Vucic 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se do të japë dorëheqjen nga posti i kreut të shtetit më 27 shtator.

Gjatë një interviste në TV Pink, Vuçiç tha se atë mbrëmje do t’u drejtohet qytetarëve dhe do t’i falënderojë për mbështetjen ndaj tij

“Dua t’ju njoftoj se më 27 shtator do të jap dorëheqjen nga posti i presidentit. Atë mbrëmje do t’u drejtohem qytetarëve dhe do t’i falënderoj për mbështetjen. Kam qenë presidenti i Republikës për kohën më të gjatë që nga vendosja e sistemit shumëpartiak në vendin tonë. Këtë nuk do të mund ta bëja pa qytetarët e këtij vendi. E vetmja gjë që mund të them është se i kam shërbyer me besnikëri Serbisë dhe qytetarëve të saj, me përkushtim dhe duke luftuar”, u shpreh Vuçiç.

“Më pas do të shkoj në fushatën zgjedhore të 25 tetorit si një qytetar i zakonshëm”, shtoi presidenti serb.

“Kam marrë edhe një automjet, kam edhe makinën time. Kam marrë edhe një kamping, pasi nuk do të mund të fle kudo. Do të shkoj në fshatrat më të largëta, do të qëndroj deri vonë. Ka ende shumë fshatra ku nuk kam qenë. Dua të vizitoj edhe qytetet, të flas me njerëzit para dyqaneve, para lokaleve”, deklaroi ai.

Serbia do të mbajë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare më 25 tetor. Më 9 shtator, presidenti Aleksandar Vuçiç shpërndau zyrtarisht Kuvendin dhe firmosi dekretin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, pas muajsh tensionesh politike dhe protestash kundër korrupsionit. Vetë Vuçiç, mandati i dytë dhe i fundit presidencial i të cilit do të përfundonte në vitin 2027, do të udhëheqë listën zgjedhore të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) dhe është kandidati i saj për postin e kryeministrit.

Zgjedhjet zhvillohen në një klimë të fortë polarizimi politik, pas protestave të nisura pas tragjedisë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit në nëntor 2024, ndërsa përballë SNS-së pritet të garojnë edhe lista e studentëve, e dalë nga lëvizja protestuese, si dhe koalicione të tjera opozitare.

daten Largimit Njofton Presidentit Vucic
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nesër seanca për Veliajn, avokati Ndreca: S’ka justifikim ligjor për ta mbajtur në burg

22:19 / September 14, 2026

Gjykata e Lartë shqyrton nesër “arrestin me burg” ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Bardhi: Rama po bën gjithçka për të ndikuar trupin gjykues për të nxjerrë Veliajn nga qelia

19:42 / September 14, 2026

Goditi me grusht qytetarin gjatë tubimit, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

15:22 / September 14, 2026

Ilir Meta nuk do të qëndrojë më në kafazin e qelqtë

15:17 / September 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.