Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nesër seanca për Veliajn, avokati Ndreca: S’ka justifikim ligjor për ta mbajtur në burg

22:19 / September 14, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ndreca
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teksa nesër do të mbahet seanca gjyqësore për kryebashkiakun Erion Veliaj, avokati i tij, Plarent Ndreca, u ndal tek kjo çështje në “Top Story”.

Ai u shpreh se nuk ka asnjë provë për Veliajn, teksa shton se Kushtetuesja po i tërheq vëmendjen Gjykatës së Lartë.

“Ne presim atë çfarë Kushtetuesja ka arsyetuar vendimin e fundit. Presim atë që qartësisht është thënë nga kjo gjykatë, e para ishte mandati i tij, rikonfirmimi si kryetari i bashkisë, dhe i dyti ku u shfuqizua vendimi i saj. Këtë masë ekstreme, masa më ekstreme (dënimi me burg), mandate i dhënë në 2023 nga qytetarët e Tiranës, ajo që presim është lirimi, ose heqja e masës ekstreme, Kushtetuesja ka thënë në këtë arsyetim te Gjykata e Lartë.

Në kushte ku ka një vit që ka përfunduar hetimi, ku ka rënë çdo kriter në vendosjen e masave të sigurisë, Veliaj nuk ka asnjë justifikimin ligjor për ta mbajtur në këtë masë sigurimi, është rasti i vetëm në Shqipëri.

Gjykata ka detyrimin që të marrë në balancë shqyrtim çdo interes kushtetues, drejtimi i Tiranës është i lidhur me parimet kushtuese. Ashtu si e thotë Kushtetuesja, ajo që po ashtu i tërheq vëmendjen Gjykatës së Lartë tashmë ju duhet ta vendosni në balancë të drejtën që ka kryetari i bashkisë. Këtë e thotë edhe Komisioni i Venecias.

Nuk ka asnjë provë, asnjë dyshim, që Veliaj ka intimiduar. Këto nuk janë hipotetike, e thotë Kushtetuesja. Kjo nuk është kriter për Veliajn, por edhe për çdo qytetar të republikës”, u shpreh Ndreca.

Burg gjykata e larte ndreca prova veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vuçiç njofton datën e largimit nga posti i presidentit: “Do të jap dorëheqjen më 27 shtator”

21:38 / September 14, 2026

Gjykata e Lartë shqyrton nesër “arrestin me burg” ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Bardhi: Rama po bën gjithçka për të ndikuar trupin gjykues për të nxjerrë Veliajn nga qelia

19:42 / September 14, 2026

Goditi me grusht qytetarin gjatë tubimit, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

15:22 / September 14, 2026

Ilir Meta nuk do të qëndrojë më në kafazin e qelqtë

15:17 / September 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.