Edmond Ahmeti është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Sipas njoftimit zyrtar të KQZ-së, procedura e përzgjedhjes u zhvillua në përputhje me ligjin nr. 152, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe me Vendimin nr. 118, datë 05.03.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së”, i ndryshuar.
Procesi përfshiu testimin me shkrim dhe intervistën e strukturuar me gojë për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm në KQZ.
Në përfundim të procedurës, Komiteti i Përhershëm i Pranimit shpalli fitues Edmond Ahmetin.
Në përfundim të procedurës, Komiteti i Përhershëm i Pranimit shpalli fitues Edmond Ahmetin.
