Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dënimi i liderëve të UÇK, DASH dhe KE: Respektoni vendimin e Hagës, shmangni retorikën nxitëse! Grenell përplaset me Kos: Gjykatë radikale, të mbyllet menjëherë

19:48 / September 16, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
uck kos
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtetet e Bashkuara thonë se respektojnë vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin e katër ish-krerëve të UÇK-së. Në një reagim Departamenti Amerikan i Shtetit shpreh mbështetjen për drejtësinë për të gjitha viktimat e luftës dhe familjet e tyre, ndërsa u bën thirrje palëve të shmangin retorikën nxitëse.

“Shtetet e Bashkuara respektojnë vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës të marrë sot. Ne mbështesim drejtësinë për të gjitha viktimat dhe familjet e tyre dhe rikonfirmojmë mbështetjen tonë për llogaridhënien, procesin e rregullt ligjor dhe sundimin e ligjit. U bëjmë thirrje të gjitha palëve të respektojnë vendimin e gjykatës, të shmangin retorikën nxitëse dhe të vazhdojnë të punojnë drejt një të ardhmeje paqësore dhe demokratike”, thuhet në reagimin e DASH.

Në të njëjtën linjë ishte edhe Bashkimi Europian, i cili bëri thirrje që drejtësia të ndjekë rrjedhën e saj pa ndërhyrje dhe që palët në Kosovë e në rajon të tregojnë përmbajtje. Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, theksoi se Dhomat e Specializuara janë një institucion i pavarur dhe se të dënuarit kanë të drejtë ta apelojnë vendimin.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës janë një organ gjyqësor i paanshëm dhe i pavarur. Vendimet e saj duhet të respektohen dhe të dënuarit kanë të drejtë të apelojnë. Kjo ka të bëjë me llogaridhënien individuale dhe drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë. U bëj thirrje aktorëve në rajon që të ndihmojnë në shërimin e plagëve të së kaluarës. Vetëm nëpërmjet pajtimit vendet e rajonit mund të kapërcejnë përçarjet dhe të përparojnë drejt një të ardhmeje të përbashkët në BE”, tha Kos.

Por një qëndrim krejt tjetër ka mbajtur Richard Grenell, ish i dërguari i presidentit Donald Trump për misione të posaçme. Ai e cilësoi dënimin e Hashim Thaçit “skandaloz” dhe i bëri thirrje edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti të veprojë për shpërbërjen e Gjykatës Speciale.

Grenell iu përgjigj më pas drejtpërdrejt Marta Kos-it, duke kërkuar ndërprerjen e financimit të Gjykatës Speciale, duke e quajtur një gjykatë radikale.

“Jo. Të mbash dikë në burg për gjashtë vjet për diçka që pretendohet se ka ndodhur 25 vjet më parë është e turpshme. Evropa duhet t’i reformojë institucionet e saj. Kjo nuk është drejtësi; është aktivizëm i elitave. Financimi për këto gjykata radikale duhet të ndërpritet menjëherë”, shkroi Grenell.

Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vite burg, Kadri Veseli me 18 vite dhe Rexhep Selimi me 13 vite burgim, pasi u shpallën fajtorë për krime lufte. 

denimi gjykate lidereve radikale uck
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulmi me dron, Ukraina pretendon se ka vrarë gjeneralin e rëndësishëm rus

21:00 / September 16, 2026

Hapat që ndërmerren për apelimin e një vendimi të Speciales

20:00 / September 16, 2026

Gjyqi në Hagë/ Gjykatësi: Anëtarë të UÇK-së kryen veprime dhe mosveprime që rezultuan në vdekjen e të paktën 96 personave

11:25 / September 16, 2026

Ndriçimi i tepërt, rrezik për zemrën

11:13 / September 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.