Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

William Walker: Ditë e zezë për Kosovën/ Diplomati i SHBA: Ku ishte BE kur serbët vrisnin shqiptarët?

10:57 / September 17, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Walker
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Ku ishte Bashkimi Europian kur serbët keqtrajtonin shqiptarët e Kosovës?” Kjo është pyetja që diplomati amerikan William Walker i drejton BE-së pas dënimit me 81 vite burgim të katër ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë.

Në një prononcim për Klan Kosovën, Walker e ka cilësuar vendimin si një ditë të kobshme për Kosovën dhe ka kritikuar ashpër procesin gjyqësor ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.

Ai ka pyetur Bashkimin Europian se ku ishte përpara nisjes së luftës, kur, sipas tij, serbët i keqtrajtonin në mënyrën më mizore kosovarët.

Diplomati amerikan ka kujtuar se gjatë luftës kishte pasur dhunime dhe trajtime mizore, ndërsa ka kritikuar faktin që liderët kosovarë të UÇK-së po gjykohen, sipas tij, nga gjyqtarë dhe avokatë që nuk kanë njohuri të mjaftueshme për Kosovën. Walker e ka cilësuar vendimin si një ditë të kobshme dhe shumë të rëndë, duke thënë se ishte trishtuar shumë nga ai.

Walker ka kritikuar gjithashtu procesin gjyqësor ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së dhe ka shprehur shqetësimin se vendimi mund të ndikojë në mënyrën se si Kosova do të shihet nga ndërkombëtarët.

Gjykata e Hagës dënoi Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vite burg, Kadri Veselin me 18 vite dhe Rexhep Selimin me 13 vite, për një total prej 81 vitesh. Katër ish-krerët e UÇK-së u shpallën fajtorë për krime lufte, ndërsa u rrëzuan akuzat për krime kundër njerëzimit. Mbrojtësit ligjorë dhe familjarët e tyre kanë njoftuar se do ta apelojnë vendimin.

Kosove SERBET SHBA william walker
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Ibrahimaj: Mbi 1,700 biznese kanë shprehur interes, 720 në trajtim

12:17 / September 17, 2026

BE njofton planin për të kufizuar aksesin në rrjetet sociale për fëmijët

12:08 / September 17, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Regjistruan 1143 hektarë me dokumente të falsifikuar/ Arrestohen dy ish-drejtorë dhe juristi i ASHK Fier, në pranga edhe përfituesi

11:28 / September 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.