Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Plagosja e avokatit në mes të lokalit, Dhoma Vendore e Avokatisë 2 orë bojkot të seancave gjyqësore në Durrës

10:19 / September 18, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1789718364 durres
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avokatët në Durrës bojkotuan për dy orë seancat gjyqësore, në shenjë proteste pas plagosjes me armë të avokatit Elton Shllaku dy ditë më parë, pas një konflikti banal në një lokal në lagjen nr. 1 të qytetit.

Dhoma Vendore e Avokatisë Durrës vendosi të pezullojë pjesëmarrjen në seanca nga ora 08:00 deri në 10:00, duke kërkuar rritjen e sigurisë për avokatët gjatë ushtrimit të detyrës.

Vendimi, i firmosur më 17 shtator, i është drejtuar edhe Prokurorisë dhe Policisë së Durrësit. Prokurorisë i kërkohet një hetim i shpejtë dhe i plotë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore.

Ndërkohë, nga Policia e Durrësit kërkohet informacion mbi ecurinë e hetimeve dhe masat e ndërmarra për dokumentimin e plotë të rastit.

Çështja e sigurisë së avokatëve pritet të jetë në fokus edhe të mbledhjes së ardhshme të Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë.

Elton Shllaku u qëllua me armë  dy ditë më parë, në një lokal në shëtitoren “Taulantia” në Durrës. Policia vijon kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar, Fatmir Ferhati.

Avokatët kërkojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe marrjen e masave konkrete për garantimin e një mjedisi më të sigurt gjatë ushtrimit të profesionit.

6aacef1c9f373avol

Bojkot dhoma vendore avokatise plagosja e avokatit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

OKB: SHBA-të dyshohen për krime lufte në Iran

11:44 / September 18, 2026

BE i jep Ukrainës 3.3 miliardë euro për raketa dhe dronë

11:40 / September 18, 2026

Tensione para nisjes së protestës në Prishtinë, policia kërkon dokumentet e identifikimit të pjesëmarrësve. Përplasje në shesh

11:35 / September 18, 2026

U miratua nga Kuvendi me 84 vota, Presidenti dekreton ligjin për pagat e gjyqtarëve. Hyn në fuqi menjëherë

10:48 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.