Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ali Ahmeti: Jam i indinjuar me Albin Kurtin, t’i lere pas zënkat me mua e Ramën

11:47 / September 18, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 4efc2b2199f6f37e4a6d21ffc9290ef6
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së, u shpreh se është i indinjuar me Albin Kurti “sa i takon prononcimit të tij lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare” në Maqedoninë e Veriut.

“Unë jam i indinjuar me zotin Kurti sa i takon prononcimit të tij lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare. Kam kërkuar nga zoti Kurti që ai të marrë informacion të mjaftueshëm, sepse gjuha shqipe është zyrtare, ka ligj mbi përdorimin e gjuhës, gjuha shqipe është e sanksionuar nga Marrëveshja e Ohrit dhe po u hoqe gjuhën shqipe nga përdorimi zyrtar shqiptarëve të Maqedonisë, gjërat nuk do shkojnë mirë. Kështu e kam shpjeguar edhe për Uashingtonin, edhe për Brukselin, edhe për Prishtinën, edhe për Tiranën. Çdo iniciativë dhe letër të hapur apo dokumentacion që kam përcjellë për Tiranën dhe Prishtinën, e ka Brukseli, e ka edhe Uashingtoni”, tha Ahmeti në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

“Ne duam paqen, stabilitetin, sigurinë. Duam respekt ndaj Marrëveshjes paqësore të Ohrit, konsideratë ndaj Marrëveshjes së Ohrit, të realizohet në frymë e në germë Marrëveshja e Ohrit, zgjidhje problemesh me fqinjët të integruar në Bashkimin Europian, Ballkan i hapur me Shqipëri, Maqedoni, Kosovë e Malin e Zi, por bashkë në Europë. Dhe për t’i bërë të gjitha këto, ne na duhet guxim, ne na duhet punë e përditshme e t’i lëmë pas krahëve zënkat e përplasjet”, shtoi kreu i BDI-së. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E bujshme/ SHBA i propozon Ukrainës të lëshojë Donbasin, në këmbim të anëtarësimit të NATO-s

14:59 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026

Përfundon pas 4 orësh, ndërprerja e fluturimeve SHBA-Europë

13:20 / November 14, 2026

Paralajmërimi i BE: Përgatituni të mbijetoni 72 orë, ja çfarë duhet të keni tek çanta e emergjencës

11:20 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.