Kanë kaluar dy vite nga ndarja e parakohshme nga jeta e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta më 18 shtator 2024, në moshën 44-vjeçare.
Në këtë përvjetor, vëllai i tij, Albjon Bogdani, ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh të ndjerë, ku shpreh mallin për të dhe kujton figurën e tij si një krenari për familjen dhe Shqipërinë.
Përmes fjalëve të tij, Albjoni sjell edhe dhimbjen e humbjes, duke theksuar se dy vite pas ndarjes nga jeta, koha duket ndryshe për zemrën e një familjari.
“Kalendari thotë kaluan dy vjet… Zemrës herë i duket sikur asnjë ditë nuk ka kaluar… e herë i duket pafundësi… Mallin nuk e përshkruan dot fjala…”, shkruan ai.
Më tej, vëllai i Gertit kujton edhe reagimin e qytetarëve pas lajmit të trishtë, duke e përshkruar atë si një humbje që preku shumë njerëz.
Sipas tij, Gerti u largua nga kjo jetë duke lënë pas një figurë që familja e tij e konsideron shembull të lidershipit dhe përkushtimit ndaj vendit.
“Gerti Bogdani vëlla, krenari e familjes dhe e një kombi!”, shkruan Albjon Bogdani, duke e mbyllur mesazhin për vëllain e tij: “Dhe dritë të pastë shpirti vëlla!”.
Gerti Bogdani ishte deputet i Partisë Demokratike dhe një prej figurave të njohura të politikës shqiptare. Ai u nda nga jeta më 18 shtator 2024, në moshën 44-vjeçare.
