Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Zelensky pret Vuçiçin në Ukrainë: Diskutuam për integrimin evropian të 2 vendeve dhe situatën me sulmet ruse

22:00 / September 18, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
volodymyr zelensky aleksander vucic
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, njoftoi se është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në samitin e parë të “Tetëshes së Karpateve”.

Përmes një postimi në X, ai shprehu mirënjohjen për faktin që Serbia iu bashkua këtij formati të ri takimesh.

“Është e rëndësishme ta zhvillojmë këtë format të ri takimesh në mënyrë që çdo vend në rajon të gjejë mundësitë ekonomike dhe të sigurisë që i nevojiten. Po bëjmë gjithçka që mundemi për ta arritur këtë dhe sot, së bashku me liderët e tjerë, do të marr pjesë edhe në Forumin e parë të Biznesit të Karpateve”, shkroi Zelensky.

Udhëheqësi ukrainas tha se me homologun serb ka diskutuar për marrëveshjet e arritura gjatë vizitës së tij në Beograd një muaj më parë.

“Diskutuam në detaje për integrimin evropian të Ukrainës dhe Serbisë, si dhe për situatën lidhur me sulmet ruse. Do ta vazhdojmë dialogun tonë dypalësh”, theksoi Zelensky, i cili në fillim të gushtit zhvilloi vizitën e parë zyrtare në Serbi.

Gjatë bisedës me Vuçiqin në Beograd, Zelensky mori premtimin se Serbia do të vazhdojë ta ndihmojë këtë shtet të përfshirë nga lufta, duke dërguar ndihmë humanitare.

Vizita e Zelenskyt në Beograd ishte në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, pasi Serbia është një nga të paktat shtete evropiane që refuzon t’i vendosë sanksione Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Po gjatë kësaj vizite, Zelensky u pyet nga gazetarët nëse Kievi kishte ndryshuar politikën sa i përket mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës.

“Ne respektojmë integritetin territorial të partnerëve tanë dhe të drejtën ndërkombëtare. Sa i përket Kosovës, qëndrimi ynë mbetet i pandryshuar. Jemi mirënjohës ndaj Serbisë për respektimin e integritetit territorial të Ukrainës, përfshirë Krimenë”, tha Zelensky në Beograd.

Kjo deklaratë e udhëheqësit ukrainas për Kosovën – shtet që u është bashkuar sanksioneve ndërkombëtare ndaj Rusisë për shkak të luftës ndaj Ukrainës, dhe ka ofruar ndihmë për Ukrainën – nxiti reagime në Kosovë, Shqipëri dhe në Ukrainë.

Ndryshe, Zelensky ka nisur në Ukrainë një nismë të re rajonale për takime të nivelit të lartë, që bashkon tetë shtete të Evropës Qendrore dhe Lindore, nëpër të cilat shtrihen Karpatet.

Qëllimi i nismës është promovimi i bashkëpunimit tregtar dhe të sigurisë.

Në takimin në Ukrainën perëndimore, Zelensky falënderoi aleatët rajonalë për mbajtjen hapur të lidhjeve tregtare dhe të transportit pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës më 2022.

Grupimi i ri përfshin Rumaninë, Serbinë, Poloninë, Sllovakinë, Çekinë, Austrinë, Hungarinë dhe Bashkimin Evropian.

evropian integrimin ukraine vucicin zelensky
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA/ Presidenti “luftë” me mediat, Trump ndalon CNN, Msnow dhe Politico për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

22:41 / September 18, 2026

Greqia forcon sigurinë në burgje, 3.7 milionë euro për skanerë dhe sisteme kundër dronëve

21:02 / September 18, 2026

Pas polemikave, Princ Harry zbulon lajmin e fundit për Archie dhe Lilibet

20:18 / September 18, 2026

“Unë jam i pari!”, kaos jashtë dyqanit Apple për shkak të blerjes së iPhone 18 në Australi

20:00 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.