Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mbi 1.100 vrapues në rrugët e Korçës, gjysmë maratona “Little Paris” debuton me atmosferë festive

12:43 / September 20, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1789899025 vrap
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Korça është kthyer këtë të diel në një pistë vrapimi, me zhvillimin e edicionit të parë të “Korça Half Marathon – Little Paris”.

Mbi 1 mijë e 100 vrapues morën pjesë në garat e organizuara në distancat 3, 5, dhe 21 kilometra, duke sjellë në qytet një atmosferë festive dhe sportive. Organizatorët bëjnë me dije se aktiviteti është i certifikuar dhe i regjistruar në kalendarin botëror të maratonave.

Përveç pjesëmarrësve nga Korça dhe qytete të tjera të Shqipërisë, në edicionin e parë morën pjesë edhe mbi 45 vrapues të huaj.

Në distancën 21 kilometrave triumfoi korçari Ilir Këllezi. Për Këllezin, kjo ishte fitorja e 12-të në një maratonë të zhvilluar në Shqipëri, ndërsa me këtë rezultat koleksioni i tij ka arritur në 75 kupa dhe mbi 203 medalje.

Në garën e 5 kilometrave, vendin e parë e mori Lis Binaku nga Gjakova si dhe 81-vjeçari Sotir Qirjaqi, i cilësuar si vrapuesi më i madh në moshë i këtij edicioni. Me një karrierë prej mbi 390 garash në qytete të ndryshme të botës, Qirjaqi e cilësoi maratonën e Korçës një aktivitet të rëndësishëm për qytetin.

Synimi është që “Korça Half Marathon-Little Paris” të kthehet në një traditë të përvitshme, duke e vendosur qytetin në kalendarin e aktiviteteve ndërkombëtare të vrapimit.

1100 vrapues festive korces maratona rruget
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Punësohej nëpër biznese, merrte xhiron ditore dhe largohej, arrestohet 39-vjeçarja! Akuzohet për disa raste vjedhjesh

13:39 / September 20, 2026

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Morinë 34-vjeçari nga Kosova

11:59 / September 20, 2026

Speciale/ Pronari i “shtëpisë së verdhë”: Drejtësia duhet të zbardhë të vërtetën

10:43 / September 20, 2026

Më 8 tetor miratohet harta e re territoriale/ Votat në favor të mazhorancës, PD kundër

17:48 / September 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.