Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër, ku një 31-vjeçar është mbytur në lumin Drini i Zi, në afërsi të Njësisë Administrative Arras, në Bashkinë Dibër.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa trupi i 31-vjeçarit u dërgua në morgun e Spitalit të Peshkopisë.
Në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca dhe shërbimet e Policisë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve e mbytjes.
Dibër/Informacion paraprak
Në fshatin Sinë, Njësia Administrative Arras, Bashkia Dibër, shtetasi E. K., 31 vjeç, dyshohet se duke peshkuar në lumin Drini i Zi, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë, ka humbur jetën.
Trupi i pajetë i 31-vjeçarit, po transportohet për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
