Ambasadorja e BE në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa thotë se Shqipëria ka bërë ka bërë proges në rrugëtimin e saj drejt integrimit.
Gjatë fjalës së saj në takmin e 22-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian, de Sousa u shpreh se progesi duhet të jetë te të gjitha reformat.
Ndër të tjera, ambasadorja shtoi se përfitimet e reformave do ndihen nëse ligjet hartohen dhe zbatohen mirë.
“Ky takim po ndodh në një moment shumë të rëndësishëm të rrugëtimit të Shqipërisë në BE. Është bërë progres, por duhet me shumë punë. Grupkapitulli 1, procesi ka ecur përpara. Shqipëria është në një fazë, ku procesi i anëtarësimit bëhet më i prekshëm. Për të arritur mbylljen e negociatave në fund të vitit tjetër, duhet të ruhet ky çast, duhet të ketë progres në të gjitha reformat. Shqipëria ka bërë hapa përpara në drejtësi. Kjo nuk është një punë që mbyllet këtu. Këto rezultate duhet të jenë të pakthyeshme. Përpjekja për të ruajtur ritmin e reformave duhet të vazhdojë. Mbetet ende një pjesë e madhe e legjislacionit që duhet të miratohet me shpejtësi. Përfitimet e reformave do ndihen nëse ligjet hartohen dhe zbatohen mirë. Duhet të bëhet konsultim kuptimplotë para se të miratohet. Reformat që lidhen me BE, prekin çdo aspekt të jetës. Në fund të fundit, prekin çdo qytetar. Duhet të kemi qasje që të përfshijë të gjithë shoqërinë. Parlamenti ka një rol kyç për të bërë diçka të tillë”, theksoi ajo.
