Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Bllokohet përkohësisht autostrada Tiranë-Durrës, ARRSH njofton drejtuesit e mjeteve

14:39 / September 21, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 blokotpng 1789987908
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtuesit e mjeteve që do të qarkullojnë në autostradën Tiranë-Durrës duhet të tregojnë kujdes gjatë dy netëve të ardhshme, pasi qarkullimi do të bllokohet përkohësisht në të dyja drejtimet.

Sipas njoftimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), kufizimet do të bëhen për shkak të punimeve për montimin e trarëve tërthorë, në kuadër të projektit për zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës, Faza III.

Bllokimi do të kryhet në intervalet e përcaktuara nga ARRSH, ndërsa për drejtuesit e mjeteve do të ketë edhe devijime të përkohshme të qarkullimit, sipas akseve.

Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e punonjësve në terren, si dhe të përdorin rrugët alternative gjatë orareve të bllokimit.

Detajet e bllokimit dhe devijimet sipas akseve:

Në drejtimin Tiranë-Durrës (Sot, 21 shtator, ora 23:00 – 05:00):

Qarkullimi do të bllokohet përkohësisht. Trafiku do të devijohet nëpërmjet rampës për në Rinas, duke vazhduar në rrugën dytësore për t’u rikthyer sërish në superstradë përmes rrugës së Rinasit dhe rampës për në Durrës. Për mjetet e rënda (kamionët): Devijimi detyrohet të bëhet që nga rrethrrotullimi i “Casa Italia” për të shmangur dëmtimin e rampës provizore të Rinasit.

Në drejtimin Durrës–Tiranë (Nesër, 22 shtator, ora 23:00 – 05:00):

Qarkullimi do të bllokohet përkohësisht. Trafiku do të devijohet përmes mbikalimit Kashar-Thumanë, duke vijuar në rrugën dytësore (krahu i majtë) deri pas mbikalimit të Kasharit, ku rikthehet në autostradë drejt Tiranës. Për mjetet me destinacion Rinas, Shkodër dhe Kosovë: Do të orientohen që në Mbikalimin e autostradës Kashar-Thumanë.

Njoftimi:

Në kuadër të vijimit të punimeve për realizimin e projektit “Zgjerimi i Superstradës Tiranë–Durrës (Faza III)”, dhe në zbatim të Planit të Menaxhimit të Trafikut, do të kryhen punime për montimin e trarëve tërthorë në hapësirën e mesit të mbikalimit.

Për realizimin e sigurt të këtyre punimeve, sot në datën datë 21 shtator, nga ora 23:00 deri në 05:00, do të bllokohet përkohësisht qarkullimi në drejtimin Tiranë–Durrës.

Trafiku do të devijohet nëpërmjet rampës në drejtim të Rinasit dhe më pas do të vijojë në rrugën dytësore nga ku mund të futen sërisht në superstradë nëpërmjet rrugës së Rinasit dhe rampës së saj me drjetim Durrësin.

Ad

Për mjetet e rënda, veçanërisht kamionët, devijimi nevojitet të bëhet që nga rrethrrotullimi i “Casa Italia”, në mënyrë që të shmanget përdorimi dhe dëmtimi i rampës provizore së Rinasit.

Në datën 22 shtator, nga ora 23:00 deri në 05:00, do të bllokohet përkohësisht qarkullimi në drejtimin Durrës–Tiranë.

Trafiku do të devijohet nëpërmjet mbikalimit Kashar–Thumanë, duke vijuar në rrugën dytësore në anën e majtë deri pas mbikalimit të Kasharit, ku do të rikthehet në autostradë në drejtim të Tiranës.

Mjetet me destinacion Rinas, Shkodër dhe Kosovë: do të sinjalizohen dhe orientohen që në Mbikalimin e autostradës Kashar–Thumanë për të vijuar në drejtimin përkatës.

autostrada bllokohet perkohesisht tirane-durres
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shoqata e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve i drejtohen “Kushtetueses”, kërkojnë shfuqizimin e ligjit për pagat

15:08 / September 21, 2026

Shtohen bizneset e reja/ QKB: U regjistruan mbi një mijë biznese të reja

14:35 / September 21, 2026

Paga e magjistratëve/ Rama cakton datën, zbardhet ftesa për tryezën e përbashkët drejtuar institucioneve

12:29 / September 21, 2026

Studentët e Kosovës marshojnë në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, kundër aktgjykimeve të Dhomave të Specializuara

12:15 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.