Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Çfarë fshihet pas lotëve të krokodilit për Thaçin në Tiranë dhe Prishtinë

20:30 / September 21, 20265 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Thaci 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ylli Pata

Vendimi i rëndë për katër krerët e Kosovës; Presidentë, kryeministra, kryeparlamentarë e ministër nga Gjykata në Hagë ka shkaktuar një reaksion “bërthamor” në mjedisin shqiptar.

Një reaksion që ka qartësisht një kundërshtim të qartë ndaj atij vendimi pa arsye që dënoi Hashim Thaçin me shokë me 81 vjet burg.

Në këtë reagim, ajo që të bie në sy është shkëlqimi i brezit të ri që i ka dhënë protestave të Prishtinës dhe atyre të diasporës një gravitet që Kosova u duk se e kishte humbur.

Gravitetin që një popull nuk mund ta pranojë një vendim, i cili nuk ka të bëjë fare me çështje të drejtësisë, nuk ka të bëjë me çështje të krimeve, por thjesht me llogaritje politike.

Shumica e të rinjve që kanë mbushur sheshet me dinamizmin optimist të tyre me flamurin kombëtar të përforcuar jo vetëm si një metaforë, por në radhë të parë si qëndrim, kanë lindur pas luftës së Kosovës. Janë trashëgimtarë të prindërve e të afërmëve që e kanë provuar gjenocidin dhe shumica ka një histori me luftën e UÇK-së.

Dikush si luftëtarë, e pjesa më e madhe si mbështetëse direkte e luftës, dikush duke gatuar, duke i ftuar në banesa, duke i veshur, duke financuar, e shumë duke mos bashkëpunuar me pushtuesin.

UÇK-ja është jo vetëm histori suksesi, por ajo nuk ka qenë një kauzë e ndarë nga populli. Pas luftës u pa qartë që qarqe të ndrsyhme mediatike e politike, të cilat kishin interest e tyre meskine, donin të nxirrnin se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë vetëm një projekt pushteti. Këto qarqe, edhe sot e kësaj dite e kanë formuluar qartë tezën e tyre sipas të cilës “UÇK nuk ka qenë ushtri, nuk ka qenë çlirimtare dhe nuk ka qenë e Kosovës”.

Reagimi i rinisë që nuk është kontaminuar nga kjo narrativë e viteve të para pas lufte, ku u hodh fara e fejtoneve kundër UÇK-së, tregoi se në realitet gjithë këto miliona të hedhura për këtë narrativë kanë dështuar. Madje përfundimisht, pasi njerëzit e shikojnë UÇK-në e luftëtarët e saj si ndërgjegjen e tyre, pjesën më krenare të perceptimit.

Ndërkaq, përveç perceptimit popullor, që është shuumë i rëndësishëm, sidomos kur ka kthyer fort në Kosovë flamurin dhe simbolet kombëtare, ka edhe një anë të saj politike.

Duke parë këtë reagim, mjaft palë politike në Tiranë e Prishtinë po hedhin lot krokodili së bashku me qarqet e tyre mediatike.

Por në të vërtetë kanë qenë këto qarqe politike, të cilat e kanë ndihmuar e lehtësuar me përfshirjen e tyre, atë që ndodhi në Hagë.

Konkretisht, politika shqiptare në të gjithë trevat nuk ka qenë e njësuar për çështjen e mbrojtjes së vlerave të luftës, komandantët e saj, si dhe retorikën e nderimit të të gjithë këtij eposi.

Ndryshe është situata në vende ballkanike që janë përballë me të tilla akuza dhe narrative. Në Kroaci, e gjithë politika e vendit, qoftë HDZ e qendrës së djathtë, qoftë socialdemokratët e së majtës, qoftë partitë e tjera të qendrës dhe ekestremeve nuk kanë pasur asnjëherë një retorikë përçarëse ndaj vlerave që krijoi lufta për pavarësinë e vendit kundër makinës së Slobodan Milosheviqit.

Për kroatët, ajo luftë është e shenjë dhe e paprekshme, e të tillë e trajtuan edhe mbrojtjen e komandantëve të tyre në Gjykatën e Hagës.

Serbia, e cila është nëna e të këqijave në Ballkan, është në unision në të gjitha partitë e grupimet brenda vendit për të mbrojtur versionin e tyre kombëtar për narrativën e luftës. Ndërkohë që e gjithë e ashtuquajtura “bota serbe”, pra ata që jetojnë jashtë, janë në unision me Beogradin. E tregoi dhe nderimi që i bënë edhe të tmerrshmit Ratko Mlladiç.

Ndërsa tek ne, klasa politike shqiptare, nga Tirana, Prishtina, Shkupi apo Tetova, deri edhe në Mal të Zi, ka qenë pjesë e përfshirje aktive në lojën që nisi me rastin Dick Marty kundër Hashim Thaçit.

Jo vetëm nuk ka pasur unifikim kundër këtyre akuzave, por një ndërkallje për të përfituar politikisht nga ato qarqe europiane që e kanë shtyrë këtë proces.

Konkretisht bëhet fjalë për rolin e fortë gjerman kundër Hashim Thaçit, ku shumë aktorë politikë shqiptarë, duke parë këtë fuqi u nisën për të përfituar komlicitetin e saj.

Në Prishtinë, Albin Kurti është përfituesi më i madh, por ka edhe të tjerë sa të duash. Që nga Vjosa Osmani e shumë emra të tjerë që goditën ashpër Hashim Thaçin kur hyri në process me amerikanëve për të mbyllur konfliktin me Serbinë. Ndërkohë në Tiranë, zhurmën e madhe e bënë Sali Berisha, Ilir Meta, por edhe shumë faktorë të tjerë. Në Shkup po ashtu Vlen dhe të tjerët që kërkojnë t’I marrin supermacinë Ali Ahmetit me të gjitha mënyrat.

E gjithë kjo energji e harxhuar kundër UÇK-së, në realitet nuk kanë sjellë ndonjë gjë të madhe në aspektin strategjik, edhe pse disa kanë marrë suksese elektorale.

Albin Kurti, vërtetë ka fituar të gjitha zgjedhjet deri tani, ngase nuk ka pasur një fushë të pasur politike, si dhe mbështetje europiane, ndërkohë sot ai ka dalë zbuluar. Pasi po mundohet të shmangë aleatët e tij të fuqishëm që u përfshinë në këtë proces.

Duket se po hyjmë në një stinë të vonuar të një procesi politik për vlerat e luftës, e cila në rrugët e Kosovës dhe qytete të tjera në botë ka treguar fuqinë e saj.

fshihet krokodilit loteve thacin Tirane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Leximi i numrave ose, mjerim opozitar!

17:19 / September 20, 2026

Derisa të jemi kaq të këqinj dhe kundër njëri-tjetrit përballë të huajve…

13:00 / September 20, 2026

84 votat e mazhorancës si sinjal politik për sponsorët e flamingove

21:40 / September 18, 2026

Ku e lamë?!… Te rregullorja

10:37 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.