Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Zgjedhjet e tetorit në Serbi/ Partia e dalë nga protestat kryeson në sondazhe, Vuçiç rrezikon të dalë në opozitë

21:29 / September 21, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vuvu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lëvizja studentore që për gati dy vite ka udhëhequr protestat masive kundër qeverisjes dhe Presidentit Aleksandar Vuçiçit, pritet të dalë forcë kryesore në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen në 25 tetor.

Disa sondazhe të publikuara gjatë muajve të fundit e nxjerrin listën studentore përpara partisë së Vuçiçit, SNS-së, megjithëse rezultatet ndryshojnë ndjeshëm nga një institut te tjetri. Një sondazh i CRTA-s dhe Stanford Democracy Action Lab e vendoste listën studentore në 44.9%, kundrejt 35.7% për SNS-në, mes votuesve të vendosur. Një tjetër model i BIRODI-t e nxirrte listën studentore në 48.5%, ndërsa SNS-në në 38.6%.

Megjithatë, sondazhe të tjera japin një panoramë krejt tjetër: Faktor Plus, në matjen e gusht-shtatorit, e rendiste SNS-në në 47.2% dhe listën studentore në 31.5%. Kjo tregon se gara mbetet e hapur dhe se sondazhet serbe nuk japin aktualisht një tablo unike për rezultatin e zgjedhjeve.

Partia e dalë nga protestat në Serbi vendosi të hyjë në garën elektorale, duke paraqitur një listë të gjerë me 250 kandidatë për zgjedhjet e parakohshme të 25 tetorit. Lista, e drejtuar nga kardiologu dhe profesori universitar Ilija Srdanović, përfshin kryesisht akademikë, profesionistë, aktorë dhe figura publike, duke shmangur emrat tradicionalë të politikës.

Kujtojmë se protestat nisën pas shembjes së çatisë së stacionit hekurudhor në Novi Sad në nëntor 2024, ku humbën jetën 16 persona, dhe u shndërruan në një nga sfidat më të mëdha politike ndaj Vuçiçit që prej ardhjes së SNS-së në pushtet. Programi i lëvizjes studentore, i titulluar “Drejtësi. Dije. Zhvillim”, kërkon reforma institucionale, drejtësi të pavarur, transparencë në prokurimet publike dhe më shumë liri për median. Ndërkohë, Vuçiç ka njoftuar se do të largohet nga posti i presidentit më 27 shtator për të garuar për postin e kryeministrit në zgjedhjet e 25 tetorit.

Opozite Protesta serbi Vucic Zgjedhjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndryshimi i Ligjit për Specialen/ Vetëvendosja në pritje të Kushtetueses për Kuvendin

22:30 / September 21, 2026

Çitaku: E tërheqim që nesër kërkesën në Kushtetuese, nëse VV-ja e voton ligjin

20:49 / September 21, 2026

Ukraina godet rafinerinë e Gazprom/ Sulmi në Moskë, me raketa balistike “Pelican”

12:21 / September 21, 2026

Studentët e Kosovës marshojnë në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, kundër aktgjykimeve të Dhomave të Specializuara

12:15 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.