Për të gjashtën natë me radhë, mijëra protestues u mblodhën në sheshin “Skënderbeu” Prishtinë në shenjë proteste ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për 4-ish krerët e UÇK-së.
Me pankartat “Jo në emrin tim”, “Liria ka emër” e flamuj kombëtar dhe të UÇK-së qytetarët kërkuan drejtësi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Një prej organizatorëve, Çlirim Haziri përmendi nismën e Partisë Demokratike të Kosovës për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e prokurorit të Specializuar, me anë të së cilës po synohet kufizimi i mandatit të Gjykatës Speciale në Hagë dhe gjithashtu monitorimi ndërkombëtar i punës së saj. Për këtë Haziri ka thënë se kjo çështje nuk është vetëm e një partie por e të gjithëve.
Ndërkohë paraditen e kësaj të hënëe edhe studentë nga universitetet publike e private të Kosovës, marshuan nga Qendra e Studentëve deri te sheshi “Skënderbeu”, duke bërë thirrje për drejtësi dhe unitet.
Protesta në kundërshtim të vendimit të Dhomave të Specializuara janë mbajtur edhe në Neë York, Kanada, Zvicër, Gjermani e Austri.
Më 16 shtator Gjykata Speciale në Hagë dënoi me nga 25 vjet burgim Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin, ndërsa Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burg për krime lufte.
