Presidenti amerikan Donald Trump ka mbërritur në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Melania Trump, për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme.
“Është një nder të jem këtu në OKB, po bëjmë shumë përparim”, deklaroi Trump pas mbërritjes.
Më pas, presidenti amerikan iu drejtua një gazetareje të CNN, duke vijuar përplasjen e tij të vazhdueshme me transmetuesin amerikan.
“Jam i befasuar që CNN është këtu duke më mbuluar. Ju nuk duhet të jeni këtu; ju thatë se nuk do të më mbulonit”, tha Trump.
