Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë zonën bregdetare të Himarës. Flakët kanë përfshirë kodrat mbi zonën e Llamanit rreth orës 09:00.
Të favorizuara nga era e fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi nëpër terrenin kodrinor, ku aktualisht po digjet bimësi e ulët dhe mekurrje.
Për fat të mirë, deri më tani nuk raportohet për rrezik ndaj banesave apo strukturave të tjera në zonë.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë intensivisht për të bërë të mundur izolimin dhe lokalizimin e vatrës së zjarrit.
