Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka përshkallëzuar qëndrimin në lidhje me bojkotin e seancave gjyqësore në Gjykatën e Posaccme.
Duke nisur nga e hëna, datë 28 shtator, avokatët do të bojkotojnë edhe seancat për masat e sigurisë.
Vendimi u mor njëzëri nga të gjithë avokatët e pranishëm në mbledhjen e Këshillit këtë të mërkurë, ndërsa kjo erdhi pasi GJKKO nisi të gjobiste avokatët për mungesë të pajustifikuar.
Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë Maksim Haxhia dha urdhër edhe për avokatët kryesisht që të mos marrin pjesë në seancat gjyqësore, duke garantuar mbulimin e shpenzimeve për këdo që do të gjobitet.
Kjo është hera e parë që gjykata përballet me një situatë të tillë, pasi vlerësimi i kushteve të masës së sigurisë ka afat shqyrtimi 72 orë, në të kundërt i ndaluari lirohet.
Lidhur me këtë vendimarrje pritet të njoftohet edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor që të marrë masa për zgjidhjen e konfliktit mes avokatëve dhe GJKKO-së.
