Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!

21:41 / September 23, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
proteste 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë, e cila dënoi me 81 vite burg katër ish-krerët e UÇK-së ka ngjallur protesta në Prishtinë dhe më gjerë.

Ditën e sotme qindra qytetarë shqiptarë kanë protestuar para OKB-së në New York kundër vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Në duar ata mbajnë flamuj kuqezi dhe flamuj të SHBA-së, ndërsa e konsiderojnë vendimin si të padrejtë. 

Protestuesit kanë kërkuar rishikimin e vendimit dhe lirimin e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit. “Drejtësi, jo politikë”, “Lironi heronjtë tanë” dhe “Heronj të luftës e të paqes”, shkruhej në pankartat e tyre.

Protesta në New York vjen pas tubimeve të zhvilluara ditët e fundit në Kosovë dhe vende të tjera në Europë. Kjo ngjarje ka ngjallur protesta në Kanada, Zvicër, Gjermani dhe Austri.

Me 16 shtator Dhomat e Specializuara në Hagë dënuan me 81 vite burg në total katër ish-krerët e UÇK-së, pasi i shpallën fajtorë për krime lufte të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, u dënuan me nga 25 vite burg. Kadri Veseli u dënua me 18 vite dhe Rexhep Selimi u dënua me 13 vite.

Trupi gjykues i shpalli penalisht përgjegjës për vepra që përfshijnë vrasje të paligjshme, torturë, trajtim mizor dhe ndalim të paligjshëm ose arbitrar.

Gjatë shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë, trupi gjykues konstatoi se Prokuroria nuk arriti të vërtetojë ekzistencën e një sulmi të përhapur ose sistematik ndaj popullatës civile, një nga kushtet për cilësimin e veprimeve si krime kundër njerëzimit.

Diaspora New York okb shqiotare uck
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E bujshme/ SHBA i propozon Ukrainës të lëshojë Donbasin, në këmbim të anëtarësimit të NATO-s

14:59 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026

Përfundon pas 4 orësh, ndërprerja e fluturimeve SHBA-Europë

13:20 / November 14, 2026

Paralajmërimi i BE: Përgatituni të mbijetoni 72 orë, ja çfarë duhet të keni tek çanta e emergjencës

11:20 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.