Ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni, e shoqëruar nga forca të shumta policie, ka mbërritur në zyrat e Gjykatës së Posaçme.
Hyseni, e cila aktualisht është nën masën arrest shtëpie, sot pritet të njihet me masën e sigurisë.
Gjatë kalimit nga rruga drejt godinës, Hyseni është shprehur shkurtimisht ndaj pyetjeve të gazetarëve, duke u shprehur: “Unë nuk kam lënë takime me agjentët serb në dhomat e hotelit Rogner”.
Seanca e sotme do të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe vetëm pas saj pritet të mësohet mbi vendimin e trupës gjyqësore dhe asaj që do të diskutohet në sallë.
