Universitetet publike kanë hapur dyert për fazën e dytë të regjistrimeve për vitin e ri akademik.
Regjistrimi i fituesve të Raundit të Dytë nis sot dhe do të vijojë deri më 4 tetor, përmes 5 fazave 48-orëshe
Në këtë raund përfshihen kandidatët që nuk arritën të regjistrohen në raundin e parë, dhe u shpallën fitues, pasi aplikuan edhe njëherë për universitet.
Çdo kandidat i shpallur fitues ka dy ditë kohë për të kryer regjistrimin. Në të kundërt vendi i tij i kalon automatikisht kandidatit pasardhës në listën e pritjes.
Pas përfundimit të këtyre fazave do të hapet edhe periudha 24-orëshe e çregjistrimit, për kandidatët që dëshirojnë të ndryshojnë programin e studimit.
Në raundin e parë janë regjistruar pak më shumë se 16 mijë maturantë.
Ndërkohë, ndër degët që nuk kanë më kuota të lira janë Mjekësia e Përgjithshme, Stomatologjia dhe Farmacia.
