Sot nis në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar edhe dita e parë e bojkotit të seancave për masat e sigurisë nga avokatët.
Avokatët kundërshtojnë rregulloren e GJKKO-së, duke argumentuar se ajo cenon punën e tyre dhe i diskriminon gjatë ushtrimit të detyrës.
Për këtë arsye, avokatët kërkojnë rishikimin ose shfuqizimin e rregullores, ndërsa bojkoti tashmë përfshin edhe seancat për masat e sigurisë.
