Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Precedenti i rotacionit “automatik” mori fund në 2009-n

19:45 / September 28, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Edi Berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ylli Pata

Fabula e shpërndarë dje për dorëheqjen e mundshme të Edi Ramës që entuziazmojë të gjithë qarqet mediatike kundër tij, nuk është gjë e re.

Ajo hapet prej një dekate tashmë çdo tre muaj me një narrativë ndryshe të mbushur me fantazi. Disa i lidhin me zhvillime të brendshme, por shumë me ato të jashmte. Gjithkush e kujton rastin e Nepalit, Maduros apo Ramaduros, e legjendat e transferimit me helikopter e deri tek demonstratat me flamurin gjerman para kryeministrisë.

Çështja e rotacionit të pushtetit në Shqipëri, në një situatë ku Edi Rama ka 13 vjet rresht në qeverisjeë është kthyer në një çështje frustrante për një pjesë të mirë të opinionit.

Frustrante me mjaft arsye, ngase sipas tyre nuk ka përse vijon kjo mazhorancë, vendi ka nevojë për një rotacion. Pyetja normale: rotacion te kush, përgjithësisht i bën nervozë përfaqësuesit e kësaj pjese të opinionit. “Të ikë Rama pastaj shohim e bëjmë!”, thonë pak a shumë. Që ngjan si dy pika uji me poemën e Shefqet Musarajt për Ballin Kombëtar: “Të marrim frenat, pastaj e gjejmë!”.

Megjithatë përtej këtij frustrimi që është kthyer në një ankth kolektiv i kësaj pjese të opinioni, fakt është se kjo fabul, pra rotacioni që vjen si një riciklim politik nuk është një gjë e re.

Është përdorur, madje keqpërdorur në të kaluarën, kur dhe funksionoi. Përkatësisht në vitin 2005, kur Partia Demokratike e Sali Berishës erdhi në pushtet, 8 vjet pas kataklizmosë së 1997-s.

Për të majtët, ky ishte fundi i botës, por nga ana tjetër edhe udhëheqësit politik të socialistëve e kishin keqpërdorur diskursin e gogolit.

I vetmi që e parashikoi rikthimin e Sali Berishës ishte Edi Rama, në garën e tij për kryetar të Partisë Socialiste në vitin 2003. Por, ku shkonte në mbledhjet e degëve të PS-së, socialistët e tallnin, ngase e mendonin një version parodik. Që ndodhi në të vërtetë.

Ndodhi, duhet thënë edhe si pasojë e shtytjes së disa qarqeve ndërkombëtare, të cilët e nxitën atë rotacion si një zgjidhje politike, si një lëvizje demokratike të një vendi aleat.

Por nuk kaloi shumë dhe këto qarqe e panë se kishin të bënin me një zhvillim të pakontrolluar, i cili përdorte pushtetin, duke mos pasur shumicën reale, por përdorte me metoda “pak ortodokse” ndarjen brenda së majtës. Ndërkaq Gërdeci dhe 21 janari ishin pikat që derdhën gotën. Përt ë mos përmendur armët kimike e reformën në drejtësi në 2016-n, që sollën më pas Non Gratën e 2021.

Të gjithë këto evente nuk janë tjetër veçse një kronikë e kufizuar i dështimit të aksiomës që ishte përhapur si legjendë urbane në Shqipëri që tetë vjet rri në pushtet PD e tetë vjet PS-ja.

Sot jemi përpara një realitet politik më të evoluar, alternativa!. E cila nuk ka përse të kërkojë ndarjen mes socialistëve, por votat e elektoratit në përgjithësi. Me një program, lidership-pra fytyrë dhe një narracion krejt të ri e të rinovuar politik. Ndryshe, rotacioni nuk vlen, është riciklim.

2009 automatik fund precedenti rotacionit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

66-vjeçari kapet me automatik dhe 29 fishekë

11:59 / September 27, 2026

Në kohën e Super Inteligjencës, merremi me Super Budallëqe

16:01 / September 26, 2026

Stina politike e Tiranës që inauguron ambasadori i ri i SHBA

20:00 / September 25, 2026

Këshilli i Sigurisë së Kombit që mblidhet për “radarin” e Gysit

12:57 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.