Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Pas bisedës Vuçiç-Putin, Departamenti i Shtetit rikujton deklaratën e Rubios: Serbia, e përfshirë në çështje problematike

20:40 / September 28, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rubio
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas bisedës së presidentit në largim të Serbisë, Aleksandar Vuçi, me presidentin rus, Vladimir Putin, Departamenti amerikan i Shtetit rikujtoi paralajmërimin e sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, se Serbia është e përfshirë në “çështje potencialisht problematike dhe shpërthyese, të cilat janë me interes ndërkombëtar”.

Një ditë para se të jepte dorëheqje, Vuçiç e zhvilloi një bisedë telefonike me Putinin më 26 shtator për marrëveshjen e gazit që Serbia pret ta arrijë me Rusinë, si dhe për bashkëpunimin dypalësh.

Pas bisedës, Vuçiç deklaroi se është “i sigurt” se presidenti i ardhshëm i Serbisë “do të dijë të kujdeset për interesat e Serbisë dhe të ruajë atë lloj ekuilibri dhe përgjegjësie ndaj të gjithë aktorëve të rëndësishëm të politikës ndërkombëtare”.

Në përgjigje të pyetjes së Radios Evropa e Lirë për këtë bisedë, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit iu referua deklaratës së Rubios të 23 shtatorit.

Rubio kishte thënë se, në kuadër të partneritetit strategjik që Shtetet e Bashkuara synojnë ta thellojnë me Serbinë, Uashingtoni njëkohësisht synon të adresojë çështjet potencialisht problematike që mund të shfaqen dhe që prekin drejtpërdrejt edhe interesat amerikane.

Në korrik, Shtetet e Bashkuara dhe Serbia nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për infrastrukturën energjetike dhe sigurinë rajonale energjetike, në kuadër të procesit të dialogut strategjik të zhvilluar në Uashington. Takimin mes zyrtarëve amerikanë dhe serbë e hapi sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

Në gusht, ligjvënës republikanë dhe demokratë në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan paraqitën një projektligj që kërkon masa amerikane në lidhje me Serbinë, për shkak të asaj që në dokument përshkruhet si “regres serioz” në demokraci dhe sundimin e ligjit, si dhe për shkak të bashkëpunimit të Serbisë me Rusinë, Kinën dhe Iranin.

Sipas projektligjit, Serbia ka shënuar ngecje serioze në fushën e demokracisë, gjë që, sipas dokumentit, pasqyrohet edhe në Raportin për të Drejtat e Njeriut për vitin 2024 dhe në Raportin e Parlamentit Evropian për Serbinë për vitin 2025.

Në këto raporte përmenden probleme të konsiderueshme me sundimin e ligjit, pavarësinë e gjyqësorit, lirinë e medias dhe korrupsionin.

Megjithëse është vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Serbia prej gati pesë vjetësh nuk ka hapur asnjë kapitull të ri negociues, ndër të tjera për shkak të mungesës së përparimit në sundimin e ligjit dhe si pasojë e mosharmonizimit të politikës së saj të jashtme me atë të BE-së.

Dy muaj pas hapjes së kapitullit të fundit negociues, Moska e nisi pushtimi i plotë rus i Ukrainës. Serbia nuk e harmonizoi politikën e saj të jashtme me Bashkimin Evropian dhe nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë. Kjo ishte atëherë një nga arsyet kryesore të ngecjes së negociatave të anëtarësimit, ndërsa ndërkohë pati edhe përkeqësim në fushën e sundimit të ligjit.

Së fundmi, kongresisti amerikan Joe Wilson propozoi që takimi vjetor i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së të zhvendosej nga Serbia në Karolinën e Jugut. Ai tha se arsyeja kryesore e këtij propozimi është, sipas tij, “ndikimi i tepërt” i presidentit rus Vladimir Putin në Serbi.

problematike putin Serbia SHBA Vucic
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rihapet hetimi për akuzën e përdhunimit në grup në Universitetin Cornell, studentja pretendon se ishte droguar

22:57 / September 28, 2026

Si një mbret viking i dha emrin Bluetooth-it, 1000 vjet më vonë nofka e “Dhëmbit të Kaltër” jeton në miliarda pajisje

22:21 / September 28, 2026

Trump: Ne do ta fitojmë luftën kundër Iranit shumë shpejt, në një mënyrë apo tjetër!

21:58 / September 28, 2026

Senati italian miratoi ligjin për futjen e energjisë bërthamore në sistemin energjetik

21:42 / September 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.