Presidenti i SHBA, Donald Trump theksoi se zyrtarët amerikanë biseduan me ndërmjetës të Iranit të hënën, duke shtuar se do ta fitojnë luftën shumë shpejt.
“Ne do të fitojmë, për sa më përket mua, do të jetë në një mënyrë ose në një tjetër. Do të shkojë shumë shpejt.”, tha Trump në Zyrën Ovale.
Trump tha gjithashtu se çmimet e benzinës do të bien pasi SHBA-të të fitojnë luftën.
Duke iu referuar arrestimeve të të dyshuarve në Britani për incidentin e Fairford, presidenti amerikan tha se ishte i befasuar që ata u liruan.
“Unë nuk do t’i kisha liruar”, tha ai.
