Ilir Topi, drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka dhënë dorëheqjen. Ai do të pasohet në këtë detyrë nga Suela Tavo, bashkëshortja e Vangjel Tavos, kryebashkiakut të Himarës.
Topi kishte vetëm disa muaj në detyrë, të cilën e mori në maj pas dorëheqjes së Arti Papajanit.
