Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur para pak minutash në një pikë karburanti në Sarandë, në rrugën “Skënderbeu”.
Nga shpërthimi ka persona të plagosur të cilët janë transportuar në urgjencën e Sarandës.
Forca të shumta policie e zjarrfikëse janë në vendin e ngjarjes.
