Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit në Sektor Fllakë të Durrësit.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, lënda plasëse dyshohet se është vendosur në derën e një lokali në përdorim të shtetasve R. B. dhe E. B.
Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
“Rreth orës 05:00, në Sektor Fllakë, në derën e lokalit në përdorim të shtetasve R. B. dhe E. B., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve“, thuhet në njoftimin e policisë.
