Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ “Sfidë e përbashkët”, Rama: Paraburgimi nuk mund të jetë norma, të drejtat e qytetarëve duhet të mbrohen

11:38 / September 30, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama e
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

 Kryeministri Edi Rama foli për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, duke e cilësuar të domosdoshme forcimin e garancive për të drejtat dhe liritë e qytetarëve, paralelisht me luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te përdorimi i paraburgimit në Shqipëri, duke e cilësuar situatën një problem serioz që kërkon adresim institucional.

“Është një problem shumë i rëndë shqiptar që dua ta adresojë në letër Kuvendi i Shqipërisë dhe duhet ta pranojmë si sfidë të përbashkët”, tha Rama, duke theksuar nevojën për mbështetje financiare dhe logjistike për sistemin e drejtësisë.

Kryeministri iu referua edhe shifrave për përdorimin e paraburgimit, duke deklaruar se qëndrimi mesatar në paraburgim në Shqipëri arrin në 253 ditë, ose më shumë se tetë muaj.

Sipas Ramës, kjo situatë duhet të shihet në raport me parimin kushtetues se paraburgimi duhet të jetë një masë e fundit dhe jo masa kryesore.

Rama theksoi se paketa e re e ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale synon të adresojë këtë problem përmes një qasjeje të integruar, duke garantuar njëkohësisht një drejtësi të fortë në përballjen me krimin dhe korrupsionin dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.

“Është një problem shumë i rëndë shqiptar që dua ta adresojë në letër Kuvendi i Shqipërisë dhe duhet ta pranojmë si sfidë të përbashkët. Ne duke siguruar mbështetjen financiare e logjistike. Si mund të pranojmë ne faktin që krahasimi me Rusinë të jetë edhe më tronditës, atje në Atdheun e represionit, të paraburgosurit janë 30 % , as sa gjysma e Shqipërisë që negocion anëtarësimin në BE. Nuk mund të vazhdojmë me shifra të tilla, pas së cilës ka pasoja të parikuperueshme. Qëndrimi mesatar në paraburgim arri në 253 ditë në Shqipëri, më shumë se 8 muaj në vendet e BE. Kjo lebeti çnjerëzore nuk lindi dje, dhe do ju ftoja ta shihni me kujdes. Fakti që kjo e keq është e hershme i bën të dhënat dhe më problematike. Paraburgimi që sipas Kushtetutës duhet të jetë masa e fundit në Shqipëri është qendra. Kjo paketë është përgjigje konkrete ndaj problemit real. Pakete vjen si arkitekturë e vetme e koherente”, tha Rama.

kodi i procedures penale ndryshime Rama sfide e perbashket
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drafti i Kodit të Procedurës Penale, Rama: S’ka më hetime në sirtar/ Çdokush do të informohet për veprën, të kërkojë verifikim nga gjykata

12:39 / September 30, 2026

Rama: Jo kontroll të celularëve pa autorizim të gjykatës! Marrja në pyetje do të regjistrohet me zë dhe figurë

12:38 / September 30, 2026

Rama: Do lejohet transmetimi live i seancave gjyqësore, me kërkesë të palëve

12:35 / September 30, 2026

Kurti reagon pas miratimit të deklaratës së Kuvendit për dënimin e ish-krerëve të UÇK: Ky hap i parë është shprehje e vullnetit të popullit

12:09 / September 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.