Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kurti reagon pas miratimit të deklaratës së Kuvendit për dënimin e ish-krerëve të UÇK: Ky hap i parë është shprehje e vullnetit të popullit

12:09 / September 30, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kurti sd 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur miratimin e deklaratës së Kuvendit, përmes së cilës kundërshtohet aktgjykimi i Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kurti në mbledhjen e qeverisë, ka bërë thirrje për bashkërendim të veprimeve në raport me aktgjykimin e Speciales dhe apelimin e këtij vendimi.

“Deklarata e miratuar me 99 vota për, në Kuvendin e Republikës është hapi i parë i përbashkët që më shumë se që krijon efekt juridik është shprehje e vullnetit të popullit nëpërmjet të zgjedhurve të tij. Andaj mirëpres dhe përshëndes këtë hap fillestar teksa thërras në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet subjekteve politike parlamentare për këtë çështje të interesit shtetëror duke bashkërenduar me kujdes veprimet me ekipet mbrojtëse, sikurse edhe me ekspertët të fushës, ashtu që të mos gjendemi në situata ku vendimet tona do të mund të përdoreshin si rëndesë ose në dëm të katërshes Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi”, tha kryeministri Kurti.

Shefi i ekzekutivit të Kosovës, që javën e shkuar qëndroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në javën e Asamblesë së Përgjithshme të NATO-s, tha se zhvilloi takime të rëndësishme, e aty ka shprehur shqetësimin me vendimin e Dhomave të Specializuara.

“Në secilin takim në New York unë shpreha shqetësimin e thellë për aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, i cili është i padrejtë juridikisht e moralisht dhe i pasaktë historikisht dhe faktikisht”, deklaroi Kurti.

Ai shtoi se aktgjykimi është i rëndë e i padrejtë.

“Është e rëndësishme të dallojmë atë që është thënë dhe pretenduar nga ajo që është provuar dhe vendosur nga gjykata. Procesi nuk ka përfunduar dhe presim që në Apel të adresohen padrejtësitë dhe mangësitë e këtij aktgjykimi”, tha kryeministri i Kosovës.

Kurti u zotua se do të punojnë, si qeveri për korrigjimin e aktgjykimit të padrejtë të Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

ish kreret e uck-se kurti miratim te deklarates reagon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

E bujshme/ SHBA i propozon Ukrainës të lëshojë Donbasin, në këmbim të anëtarësimit të NATO-s

14:59 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026

Përfundon pas 4 orësh, ndërprerja e fluturimeve SHBA-Europë

13:20 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.