Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Rama prezanton platformën “Flamingo Mirror”, ja si do funksionojë/ “Transparencë e plotë”, Rama: Nuk kemi asgjë për të fshehur

15:02 / October 3, 20264 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 17b0dc4f9cfb530650d6d15a20f965bb
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

 Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka prezantuar platformën “Flamingo Mirror”, një prej komponentëve të “Pasqyrë Albania”, e cila sipas tij, synon të sjellë para publikut në mënyrë transparente dokumentet dhe dosjet qeveritare.

Ai bëri të ditur se platforma do të nisë me dosjen e “Sazan-Zvërnecit”, të cilën e cilësoi si një prej dosjeve më tërheqëse të Republikës së Shqipërisë.

Kryeministri njoftoi gjithashtu se në platformë do të publikohen në vijim edhe dosje të tjera qeveritare, ku do përfshihen çështja e “KAYO” dhe Milot-Balldrenin.

Sipas Ramës, “Pasqyra e Flamingos” do jetë hapësira kryesore, e cila do bëjë transparencë totale mbi çështjet publike..

” Sot jemi mbledhur këtu për të bërë një prezantim me rëndësi, të një prej komponentëve të Pasqyrë Albania, e cila është ende në ndërtim e sipër dhe ky është komponent i rëndësishëm i Pasqyrë Albania, sepse lidhet me 100% të dosjeve qeveritare.

Edhe ky komponent, si Pasqyrë Albania, siç është Pasqyrë Albania, është një rezultat i një nxitjeje të ardhur nga shoqëria përmes manifestimit të protestës në fillim të muajit qershor dhe, nga ana tjetër, një domosdoshmëri e një kohe të re, ku faktet janë gjithmonë e më shumë të presioneve të reja të dezinformimit, të trillimeve dhe gjysmë të vërtetave dhe informacioneve të paverifikuara.

E kemi quajtur “Pasqyra e Flamingos”. Është në të dyja gjuhët, në shqip dhe në anglisht. Patjetër që nuk mund të mos niste me dosjen më tërheqëse të Republikës së Shqipërisë sot që flasim, me dosjen e Sazan-Zvërnecit, dhe është një burim, i cili do t’i shërbejë të gjithëve.

Do t’i shërbejë qytetarëve për të parë jo se çfarë shkruan qeveria, por se çfarë është e shkruar në të gjithë dokumentet zyrtare dhe çfarë thonë të gjitha materialet e një dosjeje zyrtare.

Në këtë “Pasqyrë të Flamingos” ne do vendosim vijimësisht çdo dosje qeveritare me një ndjeshmëri të posaçme dhe jemi duke përgatitur me skuadrën disa tema të tjera.

Shumë shpejt do të publikojmë dosjen qeveritare të KAYO, një emër që tanimë përflitet në rrugët e kanaleve sociale dhe në hapësirat e medias televizive.

Po ashtu, Milot-Balldreni është një tjetër temë, e cila është diskutuar sipas nesh me trillime, gjysmë të vërteta, informacione të paverifikuara dhe pastaj faktet janë vendosur nën presionin e madh që vjen nga një botë, e cila varet nga çfarë thuhet, jo nga si dhe sa verifikohet“, tha Rama.

Kryeministri deklaroi se qeveria nuk ka asgjë për të fshehur me publikun dhe se transparenca e plotë është mënyra për të dalluar gabimet e paqëllimshme nga devijimet e qëllimshme në procedura apo dosje të ndryshme.

Sipas Ramës, transparenca 100 % do të ndihmojë edhe në “çlirimin e punonjësve të administratës nga presioni i madh i gabimit të tyre njerëzor”, i cili siç theksoi kryeministri shpeshherë është paragjykuar si krim.

“Ne duhet të bëjmë tonën me të gjithë vullnetin dhe bindjen absolute që s’kemi asgjë për të fshehur, që qeveria nuk ka asgjë për të fshehur, që nëse ka të meta, në një procedurë, nëse ka devijime në një dosje, ka dy mënyra për t’i parë dhe për t’i kuptuar ato, duke ndarë se çfarë është defekt, çfarë është një gabim i paqëllimshëm, nga çfarë është qëllimisht e devijuar nga arsye të tjera.

Transparenca 100% në këtë përpjekje, do të ndihmojë shumë në këtë drejtim. Kjo do të ndihmojë shumë në çlirimin e punonjësve të administratës nga presioni i madh i gabimit të paragjykuar si krim.

Besoj se janë arsye të mjaftueshme, për të qenë të angazhuar për rritjen e kësaj “gjallese” të re dhe për të mbajtur gjallë të gjithë këtë përpjekje duke i dhënë asaj të gjithë frymëmarrjen e jetës së përditshme të qeverisë, ndërkohë që shumë nga misteret dhe shumë nga mitet të Zvërnec-Sazanit praktikisht janë automatikisht të zbuluara dhe të rrëzuara në “Pasqyrën e Flamingos.”, tha Rama.

flamingo mirror Rama transparence
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pronat në bashkëpronësi, si do të bëhet regjistrimi me ndryshimet ligjore

12:33 / October 3, 2026

‘Territorialja’/ Berisha me aleatët 5 ditë para votimit në Kuvend: Drafti i PS i njëanshëm/ Përballet me kritika nga aleatët dil kryeso protestën

11:58 / October 3, 2026

Tabaku: Korrupsionin e paguajmë ne, raporti i DASH konfirmon problemet e ekonomisë

11:32 / October 3, 2026

Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut kërkojnë statusin e UNESCO-s për Liqenin e Prespës

11:27 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.