Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

SPAK ‘arkivon’ dosjen ‘Tropoja’, prokurorja pezullon hetimet! Haklajt ankohen në GJKKO për vendimin: Sali Berisha urdhëroi vrasjen e 4 vëllezërve

15:26 / October 4, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fatmirhaklajhhaklajferizkernaja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Posaçme ka pezulluar kallëzimin e Ajshe dhe Muharrem Haklaj ndaj ish- kryeministrit Sali Berisha dhe 15 personave të tjerë, lidhur me vrasjet e katër vëllezërve Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj.

Pas kryerjes së një sërë veprimesh hetimore dhe marrjes në pyetje të disa personave, prokurorja Elida Kaçkini ka vendosur pezullimin e hetimeve dhe dërgimin e materialeve pranë Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe gjetjen e provave.

Por ky vendim është kundërshtuar nga familja Haklaj. Babai i vëllezërve Muharrem Haklaj dhe motra Aishe Haklaj, i janë drejtuar Gjykatës së Posaçme me ankim, duke kërkuar vijimin e hetimeve mbi kallëzimin e depozituar në SPAK në korrik të vitit 2021.

Ankimi do të shqyrtohet nga gjyqtarja Etleva Deda. Në kallëzimin e tyre, Ajshe dhe Muharrem Haklaj akuzojnë ish kryeministrin Sali Berisha se ka urdhëruar vrasjet e katër vëllezërve. Krahas Berishës, në kallëzim janë përfshirë edhe 15 persona të tjerë, të cilët kallëzuesit i akuzojnë si pjesë të një grupi të armatosur dhe një organizate kriminale që, sipas tyre, vepronte nën urdhrat e ish kryeministrit.

Në kallëzim janë ngritur akuza për vrasje me paramendim, krijim të bandës së armatosur dhe organizatës kriminale, kryerje të krimeve në kuadër të tyre, si dhe akte terroriste. Përfaqësuesi ligjor i familjes Haklaj, avokati Idajet Beqiri, ka deklaruar në kallëzim se familja dispononte prova, dokumente, materiale filmike dhe dëshmi që, sipas tij, mund të ndihmonin në zbardhjen e vrasjeve. Vetë motra e madhe e Haklajave Ajshe Haklaj, Muharrem Haklaj dhe familjarë të tjerë dëshmuan për disa orë në SPAK duke paraqitur  pretendimet e tyre.

Ndërkohë, prokuroria e posaçme pasi ka kryer veprimet hetimore të konsideruara të nevojshme dhe ka marrë në pyetje disa persona të tjerë  dhe  me pas , ka vendosur pezullimin e çështjes dhe referimin e saj për veprime të mëtejshme hetimore. Vrasjet e katër vëllezërve Haklaj janë pjesë e një historie të gjatë konfliktesh dhe përplasjesh të armatosura në Tropojë, ndërsa familja Haklaj prej vitesh kërkon zbardhjen e tyre dhe vënien përpara përgjegjësisë të personave që ata i konsiderojnë përgjegjës.

Katër vëllezërit Haklaj u vranë brenda një periudhe prej afro tre vitesh, në një seri atentatesh në Tropojë. I pari ishte Shkëlqim Haklaj, i vrarë më 5 janar 1998 në Qafën e Luzhës. Më 4 gusht 1999 u vra Halil Haklaj, ndërsa vëllai i tij Fatmir, i cili mbeti i plagosur në këtë atentat, u vra tre muaj më vonë, më 4 nëntor 1999, në Bujan. I fundit nga katër vëllezërit ishte Ylli Haklaj, i vrarë më 3 dhjetor 2000 në një atentat me snajper. Këto vrasje ndodhën në periudhën e përplasjeve të armatosura dhe konflikteve të shumta në Tropojë.

arkivon Berisha GJKKO spak tropoja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mazniku: Asnjë bashki nuk do “shkrihet”, kemi vetëm bashkim me reformën territoriale

13:58 / October 4, 2026

Policia kap drogë, SPAK kap llafe…

12:19 / October 4, 2026

Gjashtë fëmijë u paraqitën në spital me simptoma helmimi, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha e kopshtit në Korçë

21:25 / October 3, 2026

Rama prezanton platformën “Flamingo Mirror”, ja si do funksionojë/ “Transparencë e plotë”, Rama: Nuk kemi asgjë për të fshehur

15:02 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.