Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ligji për Specialen sot në Kuvendin e Kosovës, PDK kërkon miratimin final para afatit për Presidentin

09:54 / October 5, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 1791181401x1790172851 kuvendiikosoves 166
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kuvendi i Kosovës do të shqyrtojë sot në orën 9:00 nismën për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara. Seanca është thirrur nga Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ndërsa nisma do të diskutohet si pikë e parë e rendit të ditës.

Nisma për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara, është dorëzuar nga Partia Demokratike e Kosovës më 21 shtator, pak ditë pas dënimit të 4 krerëve të UÇK-së dhe kërkon ndryshime në juridiksionin e Dhomave të Specializuara, përfshirë mundësinë që rastet që konsiderohen jashtë juridiksionit të tyre të procedohen në Kosovë.

Ai parashikon po ashtu mundësinë e ankesës në Gjykatën Supreme të Kosovës, kufizimin e dënimit maksimal në 15 vjet dhe vuajtjen e dënimeve në Kosovë, apo që personat e dënuar nga Dhomat e Specializuara të jenë subjekt i faljes presidenciale.

Trajtimi i projektligjit po zhvillohet në një kohë kur Kuvendi po i afrohet fundit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit, ndërsa palët politike nuk kanë arritur një marrëveshje mbi këtë çështje.

Kreu i PDK Bedri Hamza ka deklaruar se është i gatshëm të bisedojë për zgjidhjen e ngërçit, por kërkesa kryesore mbetet aprovimi final i ligjit për Specialen. Nëse presidenti nuk zgjidhet deri më 6 tetor Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të reja parlamentare.

kuvendi i kosoves ligji per specialen miratim final pdk
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA-të tërheqin avionët nga baza britanike

10:48 / October 5, 2026

Harta e re territoriale, starti i fundit/ Drafti i ndarjes së bashkive miratohet të enjten në Kuvend

10:24 / October 5, 2026

Berisha në Gjykatën e Posaçme, paraqitet për zbatimin e masës “detyrim paraqitje”

10:21 / October 5, 2026

Universitetet hapin dyert për vitin e ri akademik, 120 mijë studentë në auditorë

09:58 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.