Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Tabaku për lejen e ndërtimit te parku Tajvan/ Pa garë, pa konkurs e pa procedurë

20:39 / October 5, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Tabaku 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ngriti në Kuvend shqetësimin për shpopullimin, duke thënë se sot ka 56 mijë studentë më pak në bankat e shkollës. Sipas saj, shpopullimi vjen si shkak i korrupsionit, duke u ndalur edhe te godina shumëkatëshe që pritet të ndërtohet te Tajvani.

“56 mijë studentë më pak sot janë ulur në bankat e shkollës. Kjo tregon dramën më të madhe që ka sot Shqipëria, dramën e shpopullimit. Këtu është e pamundur të gjesh një punë, të hapësh një biznes, sepse sot është ulur këmbëkryq korrupsioni. Me dhënien e lejes për parkun Tajvan, një park që mbetet një ndër frymëmarrjet e vetme që kishte Tirana, pa garë, pa procedurë, pa konkurs, pa procedurë normale, i ka dhënë leje ndërtimi në mes të parkut kryesor të kryeqytetit besnikut të partisë.

Nuk ka asnjë logjikë, sepse Rrogozhina mbetet bashki, ndërkohë që Golemi bëhet pjesë e Bashkisë së Kavajës. Nuk ka logjikë se përse disa bashki vazhdojnë të ekzistojnë, disa të tjera, për qëllime elektorale, i bashkohen disa të tjerave. Ky, për hir të pushtetit, e ka sjellë Shqipërinë në protesta, studentët të largohen, bizneset të mbyllen.

Për këtë arsye, leja e dhënë në qendër të Tiranës, pa asnjë procedurë, nuk është diçka e re për Shqipërinë. Është historia e vjetër e lejeve të ndërtimit, që deri dje i jepte si kryebashkiak, sot i jep si kryeministër. Askush tjetër nuk bën dot biznes në Shqipëri. Askush sot nuk ka mundësi me një biznes të ndershëm të mbijetojë. Pushteti ekonomik, politik, mediat janë të përqendruara në pak duar”, tha Tabaku. 

gare lejen ndertimit tabaku Tajvan
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Agron Malaj në Kuvend: Banorët e Klosit, Xibrit dhe Martaneshit kërkojnë zgjidhje për shqetësimet e tyre

19:51 / October 5, 2026

Reforma territoriale, deputetët Braçe dhe Sinaj votojnë kundër propozimit të hartës me 46 bashki

13:09 / October 5, 2026

Taulant Balla: Do miratojmë reformën territoriale, na duhen bashki të forta

12:45 / October 5, 2026

Harta e re territoriale, starti i fundit/ Drafti i ndarjes së bashkive miratohet të enjten në Kuvend

10:24 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.