Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Përshkallëzohet protesta në Prishtinë, policia shpërndan turmën me gaz lotsjellës! Ka persona të lënduar

22:21 / October 5, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
proteste
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Kosovës ka ndërhyrë për të larguar protestuesit nga zona pranë Kuvendit. Efektivët kanë shtyrë turmën nga sheshi “Skënderbeu” në drejtim të sheshit “Zahir Pajaziti”, duke krijuar një perimetër më të gjerë sigurie rreth institucioneve.

Gjatë ndërhyrjes janë përdorur gaz lotsjellës dhe sprej, ndërsa policia ka vendosur kordonin e njësive për kontrollin e turmave dhe ka vijuar shtyrjen e protestuesve larg Kuvendit dhe ndërtesës së Qeverisë.

Protestuesit kanë kundërshtuar ndërhyrjen e policisë. Gjatë përpjekjeve për t’i larguar nga qendra, disa prej tyre kanë hedhur shishe qelqi dhe mjete piroteknike në drejtim të efektivëve.

Sipas raportimeve nga terreni, sheshet “Skënderbeu” dhe “Nënë Tereza” janë zbrazur, ndërsa policia po pengon rikthimin e protestuesve përmes rrugëve anësore. Përplasjet kanë shkaktuar edhe raportime për persona të lënduar, por informacioni për numrin dhe gjendjen e tyre ende nuk është konfirmuar.

Ngjarjet vijnë pas tensioneve të krijuara rreth Kuvendit të Kosovës, ku protestuesit kishin kërkuar miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Policia kishte përdorur më herët gaz lotsjellës për të liruar daljet e Kuvendit dhe për t’u mundësuar deputetëve largimin nga objekti.

Situata politike mbetet e lidhur edhe me zgjedhjen e presidentit të Kosovës, për të cilën afati i fundit është 6 tetori. Deri tani, negociatat mes forcave politike nuk kanë prodhuar një marrëveshje përfundimtare.

gaz lotesjelles Policia Prishtine Protesta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas sulmeve nga Huthit, Pakistani, Arabia Saudite dhe Turqia bien dakort të vendosin trupa ushtarake në Mbretëri

21:39 / October 5, 2026

Protesta për Dhomat e Specializuara, qytetarët bllokojnë të gjitha hyrjet e Kuvendit  

20:19 / October 5, 2026

Sanchez shpall zgjedhjet e parakohshme në Spanjë

15:44 / October 5, 2026

Publikohet projektligji: Çfarë ndryshimesh parashihen për Specialen?

13:54 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.