Kombëtarja shqiptare ka fituar sërish epërsinë në sfidën ndaj San Marinos, duke kaluar në shifrat 2-1 falë një tjetër goli të mesfushorit Kristjan Asllani.
Në minutën e 66-të të takimit, miqtë nga San Marino arritën të surprizonin duke barazuar rezultatin në 1-1 me anë të Lorenzo Lazzarinit. Megjithatë, reagimi i kuqezinjve nuk vonoi. Shqipëria fitoi një penallti dhe në ekzekutimin e saj u tund rrjeta sërish nga Asllani, i cili kompleton kështu dygolëshin personal në këtë ndeshje.
Kujtojmë se në pjesën e parë ishte po Kristjan Asllani ai që zhbllokoi shifrat dhe i dha avantazhin e parë Kombëtares. Me fitoren e kësaj të marte në “Air Albania”, Shqipëria ngjitet në vendin e parë të Grupit 1, të Ligës C.
