Një efektiv i Komisariatit të Policisë së Krujës është dhunuar nga persona të paidentifikuar, pak pasi kishte përfunduar turnin e dytë të punës.
Sipas njoftimit paraprak, bëhet fjalë për efektivin Alesio Basha, i cili dyshohet se është zënë në pritë pranë banesës së tij. Autorët e kanë goditur me sende të forta dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Basha kishte vetëm rreth një muaj që kishte nisur punën në Komisariatin e Krujës. Nga të dhënat paraprake, ai ka deklaruar se nuk ka konflikte me persona të tjerë.
Për momentin, autorët e sulmit mbeten ende të paidentifikuar, ndërsa pritet që rrethanat dhe motivet e ngjarjes të zbardhen gjatë hetimit.
