Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Kryeministri Rama në Akademinë e Sigurisë, nis viti i ri akademik: “Ju do të jeni policët e së ardhmes”

12:18 / October 7, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Akademia e Sigurise3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Akademinë e Sigurisë, me studentët që kanë nisur studimet Bachelor për degën “Siguria dhe hetimi”.

Fjalën i pari e mori ministri i Brendshëm Ervin Demo. Ai tha se studentët e Akademisë së Sigurisë janë përzgjedhur nga shumë kandidatë.

Demo theksoi se studentët e policisë që do të dalin në punë do jenë më të mirëtrajtuar. Ai nënvizoi se studentët e diplomuar sot do jenë policë, që do punojnë me përkushtim për vendin.

“Kombinimi i faktorit të ardhmes që jeni ju me eksperiencën që ne kemi në Policinë e Shtetit do të jetë formula për të garantuar një Polici Shteti, e cila do të plotësojë të gjitha standardet që ne do të donim për të ardhmen e vendit. Sot do të doja t’ju uroja shumë suksese në këtë rrugëtim.

Do të doja të përgëzoja edhe stafin akademik, sepse kjo është një ditë feste gjithmonë kur institucionet e arsimit të lartë kanë ditën e parë të universitetit. E mbaj mend shumë mirë sepse e kam përjetuar, pasi kam qenë 15 vjet pjesë e stafit akademik të Universitetit të Tiranës. Besoj që po ashtu kjo ditë, është një ditë e cila vlen për të projektuar atë çfarë ne duam të bëjmë, qoftë dhe me Akademinë e Policisë së Shtetit, për ta ngritur atë në nivele të tjera për ta transformuar jo thjesht nga pikëpamja e infrastrukturës, por mbi të gjitha për ta sjellë Akademinë e Policisë së Shtetit në atë çfarë koha kërkon dhe atë çfarë ne kemi punuar dhe e gjithë stafi akademik dhe gjithë drejtuesit të gjithë zinxhir drejtuesve të Policisë së Shtetit ka punuar deri tani”, u shpreh kreu i Ministrisë së Brendshme.

Drejtori i Policisë së Shtetit Skënder Hita deklaroi se puna në Polici nuk është thjesht një punë, por është një përkushtim për atdheun. Hita nënvizoi se çdo polic ka një mision tepër të rëndësishëm.

“Ju uroj shumë suksese për nisjen e vitit të ri akademik në degën e Sigurisë dhe Hetimit. Ju do të jeni studentë të Policisë dhe nesër do të jeni oficerë, duke ju garantuar qytetarëve liri dhe siguri.

Akademia ku ju do të arsimoheni është tepër e rëndësishme që ju të merrni trajtimin e duhur. Ju do të jeni pararendës në rrugën europiane të vendit. Edhe njëherë shumë suksese”, u shpreh Hita.

akademia e sigurise Rama viti i ri akademik
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drafti/ Ndihma shtetërore do t’i kalojë Autoritetit të Konkurrencës

11:36 / October 7, 2026

Protesta masive në Francë, policia përdor gaz lotsjellës ndaj nxënësve: Mbi 250 mijë persona në rrugë

11:15 / October 7, 2026

Dhunohet efektivi i policisë së Krujës, autorët i zunë pritë pranë banesës

10:28 / October 7, 2026

Hidhet shorti/ Çështja e Adi Hilës i kalon prokurorisë, kompozitori shkatërroi hard-diskun e kamerës që regjistroi pamjet

10:20 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.