Sapo ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Ministrave.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri me dije se është diskutuar për prokurimet publike dhe nevojën për një sistem më të qendërzuar dhe transparent.
“Brenda vjeshtës së këtij viti, presim të fillojmë me procedurat e përdorimit të Inteligjencës Artificiale në prokurimet publike”, njoftoi ajo.
Pyetje: Fondet e IPARD janë zhbllokuar? Keni diskutimet me Komisionin dhe a do të ketë një paketë fiskale?
Ibrahimaj: Presim finalizimin e procedurave për riakreditimin për dhënien e fondit IPARD. Patjetër është një procedurë që ka qenë e zgjatur, kemi pasur dokumentacione për të dorëzuar. Është në fazat finale. Presim që shpejt fondet të hapen! Shqipëria nuk ka qenë i vetmi vend me probleme me IPARD-in. Paketa fiskale është fushë përgjegjësie e Ministrisë së Financave.
