Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Chris LaCivita nuk punon më për të, por është thjeshtë konsulent i tij i jashtëm. Sipas Trump, LaCivita dhe James Blair punojnë edhe punë të tjera për njerëz të tjerë dhe ligji sipas tij u’a lejon këtë gjë.
Përmes një postimi në ‘Truth Social’, Trump ka shkruar se do i pyes LaCivita dhe James Blair se për kë tjetër punojnë dhe shtoi se nëse do të ketë konflikt interesi, do të shkëpusë menjëherë marrëdhëniet me ta.
Kujtojmë se LaCivita u pagua nga kryedemokrati Sali Berisha si këshilltar për zgjedhjet e 11 majit të vitit 2025.
Reagimi i Presidentit Trump në rrjetet sociale:
Chris LaCivita dhe James Blair janë konsulentë të jashtëm. Ata nuk punojnë për mua, përveçse në cilësinë e konsulentëve të jashtëm. Ka shumë të ngjarë që të kenë një numër të madh klientësh, por për këtë duhet t’i pyesni ata.
Ata lejohen të kryejnë punë për të tjerë, njësoj si të gjithë konsulentët në Uashington, D.C. Nuk kam asnjë ide se për kë tjetër punojnë, por, pas një reflektimi, do t’i pyes dhe, nëse ka një konflikt interesi, do t’i ndërpres menjëherë marrëdhëniet me ta!
Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje.
