Janë zhvilluar sot 13 sfidat e tjera të fazës së parë të Kupës së Shqipërisë, që kanë prodhuar jo pak befasi. Ajo që bie në sy është numri shumë i madh i golave për mesataren e futbollit shqiptar. A thua se kanë luajtur me portën e boshatisur.
Goladat spikatën në ndeshjet Luftëtari-Tomori ku gjirokastërit fituan me rezultatin 5-0. Laçi-Këlcyra ku kurbinasit u kualifikuan me shifrat 8-2 dhe Pogradeci-Delvina ku liqenorët fituan 7-0.
Surpriza mund të konsiderohen dy fitore të Kategorisë së Dytë ndaj Kategorisë së Parë. Eagle ia doli përballë Burreli dhe Butrinti eliminoi Orikun.
Rezultatet dhe autorët e golave në ndeshjet e Kupës
Luftëtari 5 – 0 Tomori (Kadhe 37′, Devolli 52′, Beji Anthony 68′, 84′, Karasani 89′)
Apolonia 3 – 1 Maliqi (Mehmeti 17′, 19′, Oëusu 67’/ Silva Oliveira 32′)
Besa 4 – 1 Devolli (Oliveira Freire 51′, 73′, Rrena 65′, Monteiro 66’/ Beçka 19′)
Burreli 2 – 3 Eagle FA (Krasniqi 60′, Koçi 90’/ Sulaj 57′, Çelkupa 76′, Nonaj 90′)
Bylis 4 – 1 Albpetrol (Zhaku 10′, 72′, Hodo 18′, A.Marku 79’/ Baparape 33′)
Iliria Fushë-Krujë 4 – 3 Koplik (Koshie 8′ 21′, Çuçka 11′, S.Selamni 89’/ Brojaj 50′, 90′, Uldedaj 90′)
Kastrioti 3 – 1 Luzi (Tepshi 22′, E.Hoxha 58′, Farruku 90’/ Ocheje 15′)
Korabi 2 – 1 Tërbuni (Spahiu 23′, Morina 37’/ Ndoj 45′)
Kukësi 3 – 2 Erzeni (Ferreira Silverio 52′, Gjumsi 58′, Vidrica 90’/ Totaj 72′, Veriu 83′)
Laçi 8 – 2 Këlcyra (Azizi 3′, Cena 25′, Nerguti 29′, Muhammad 47′, 61′, Veseli 72′, Trad 74′, 80’/ Fucija 59′, Sheme 81′)
Lushnja 0 – 4 Shiroka (Vucaj 35′, Drabeja 38′, Kurti 84′, 89′)
Oriku 1 – 2 Butrinti (Mërkuri 6′, Kolonja 82′)
Pogradeci 7 – 0 Delvina (Meksi 41′, Kazeem 61′, 64′, 90′, Leshaj 66′, 84′, 87′)
Sakaq janë përcaktuar edhe 8 duelet e turit të dytë të Kupës së Shqipërisë: Kastrioti-Eagle, Besa-Korabi, Iliria-Luftëtari, Pogradeci-Kukësi, Skënderbeu-Apolonia, Laçi-Shiroka, Flamurtari-Butrinti, Bylis-Besëlidhja.
