Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Votimi i Reformës Territoriale, Sara Mile: S’kemi detyrim të votojmë ndryshe për t’i provuar dikujt vlerën e kartonit tonë, ishte vendim grupi

22:18 / October 12, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sara mila 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e PS Sara Mile ka komentuar në emisionin “Top Story” votimin e Reformës Territoriale në Kuvend, duke mbrojtur qëndrimin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe disiplinën në votim.

Ajo theksoi se vota e deputetëve nuk duhet të shihet si çështje personale, por në kuadër të vendimmarrjes së grupit parlamentar.

“Ne nuk kemi detyrim të votojmë ndryshe për t’i provuar dikujt se sa vlen kartoni politik që kemi, i cili nuk duhet të jetë personal dhe unë nuk e gjykoj si të tillë. Ne kemi ndjekur një rregull disiplinor, të cilin e shohim të zbatohet shpesh në Bundestag apo në Parlamentin britanik.

Nuk kam komplekse të mendoj ndryshe kur kam mendime pro dhe kundër kryetarit. Unë kam besim absolut se kryetari im nuk voton kundër Shqipërisë dhe nuk e mendoj të arsyeshme të hedh një votë kundër”, u shpreh Mile.

Duke iu referuar votimit të reformës territoriale në vitin 2015, ajo ngriti pikëpyetje për qëndrimin e opozitës së atëhershme dhe mënyrën se si funksionon disiplina në grupet parlamentare.

“Në vitin 2015 ndodhi një reduktim në numra. Ajo që do të dëshiroja të shtroja si pyetje është, a nuk vlen e njëjta logjikë edhe në anën tonë të majtë të parlamentit? Pse nuk doli një deputet nga opozita që të votonte pro (i referohet votimit 2026)? Praktikisht, edhe PD-ja ka bërë të njëjtën gjë, ka ndjekur grupin. Po flas për parimin”, deklaroi ajo.

E pyetur nga Grida Duma se për cilin qëndrim të kryetarit të partisë deri tani ka pasur mendim kundër, Mile theksoi se deri më tani nuk ka pasur raste kur të ketë votuar kundër qëndrimit të kryetarit, duke argumentuar se vendimmarrja për çështje të tilla duhet parë si vendim i grupit parlamentar dhe jo si një urdhër individual.

“Deri tani nuk më ka ndodhur të jem kundër, sepse nuk ka pasur arsye të jem kundër kryetarit. Ajo që ndodh nuk ka pse të gjykohet si vendim i kryetarit, kur është vendim i grupit parlamentar të PS-së. Sikurse edhe vendimi kundër i palës tjetër, të opozitës, ishte vendim i grupit”, përfundoi Mile.

reforma Sara Mila territoriale vota votim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Reforma Territoriale, PS kërkesë për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për fazën e dytë

20:09 / October 12, 2026

Rama: “Pasqyra e Çmimeve” me 238 artikuj, synojmë të shkojë 1000 deri në fund të vitit

13:09 / October 12, 2026

Ministri i Jashtëm izraelit në konferencë me Hoxhën: Izraeli dhe Shqipëria, miqësi më të thellë se diplomacia

13:02 / October 12, 2026

Qeveria prezanton “Pasqyra e Çmimeve” dhe “KURSE”: 325 oferta me ulje deri në 40% për qytetarët

12:50 / October 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.