Rusia ka vijuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, pavarësisht njoftimit të presidentit amerikan Donald Trump për një marrëveshje armëpushimi, që do të ndalonte goditjet ndaj këtyre objektivave.
Presidenti ukrainas Zelensky akuzoi Moskën se nuk ka interes për ndalimin e sulmeve, ndërsa bombardimet kanë shkaktuar viktima dhe dhjetëra të plagosur.
Mes objektivave të goditur ishin një impiant gazi dhe një pikë karburanti. Në Kharkiv, qytetin e dytë më të madh të ukrainës sulmet shkaktuan të paktën tre viktima ndërsa goditjet e mëngjesit plagosën të paktën 22 persona të tjerë. Viktima u raportuan edhe në qytete të tjera.
Kievi ka deklaruar se është i gatshëm t’i ndalojë sulmet ndaj infrastrukturës energjitike ruse, nëse edhe Moska vepron në të njëjtën mënyrë.
Nga ana tjetër, Kremlini konfirmoi se diskutimet për një armëpushim të mundshëm vazhdojnë, por hodhi poshtë propozimin ukrainas për një armëpushim të plotë 60-ditor.
Ndërkhë në Shtetet e Bashkuara senatorë republikanë dhe demokratët i kanë kërkuar Trump të tërhqiet nga marrëveshja për furnizim me naftë ruse, duke argumentuar se ajo bie ndesh me ligjin amerikan.
Bashkimi Evropian e ka refuzuar dakordimin mes Uashingtonit dhe Moskës, duke theksuar se kjo do t’i sillte të ardhura shtesë Rusisë për financimin e luftës në Ukrainë.
