Këtë të martë në orët e pasdites mbahet konferenca e radhës ndërqveeritare shqipëri be, për mbylljen e kapitullit të 20, Ndërmarrjet dhe Politikën Industriale.
Për Shqipërinë ky është kapitulli i 4-të që mbyllet.
“Sot do të zhvillojmë edhe tri Konferenca të tjera Ndërqeveritare dhe, pasi të përfundojmë të fundit, përkatësisht me Shqipërinë, Moldavinë dhe Ukrainën, do të kemi arritur në 22 Konferenca Ndërqeveritare gjatë mandatit të Komisionit aktual Evropian” u shpreh Kos.
Kjo është një shenjë që BE po zgjerohet, deklaroi komisionerja për zgjerimin e bashkimit europian, duke përmendur faktin se një ditë më parë, Mali I Zi mbylli 3 kapituj të tjerë, duke u afruar edhe më shumë mundësisë së anatëraësimit në union.
“ Jam shumë e kënaqur për këtë, sepse tregon se vendet kandidate po japin rezultate, por tregon gjithashtu se edhe ne duhet të përmbushim detyrimet tona, në mënyrë që të jemi në gjendje ta menaxhojmë procesin. Pikërisht për këtë arsye, është e rëndësishme që ta shfrytëzojmë këtë moment, tani që zgjerimi po ecën përpara, për t’u përgatitur për anëtarët e rinj” tha ajo.
Në orët e pasdites, pas mbajtjes së konferencës ndërqeveritare, Shqipëri-BE dhe miratimit të axhendës, mesazhet mbi anëtarësimin do të përcillen në një konferencë për mediat që do tyë mbajë kryeministri rama, komisionerja Kos dhe ministri irlandez, Thomas Byrne, si vend qw mban presidencwn aktuale të Këshillit të Bashkimit Evropian.
