Prej orës 14:00 të kësaj të marte, 13 tetor, studentët po protestojnë përpara Ministrisë së Arsimit. Pas thirrjeve “Pa rini nuk ka Shqipëri”, apo “Poshtë qeveria”, situata përshkallëzoi në tensione me policinë.
Kjo, pasi studentët hodhën gurë dhe sende të forta në drejtim të godinës institucionale. Madje hoqën kangjellat e rrugës, dhe disa prej tyre hynë me forcë në ambientet e brendshme të Ministrisë.
Kundërpërgjigjja e efektivëve ishte me ujë dhe gazlotësjellës për të shpërndarë turmën, teksa nuk munguan përplasjet fizike mes tyre. Disa prej protestuesve janë shoqëruar në komisariat.
Studentët janë mbledhur pas një thirrje në rrejtët sociale, ku kërkojnë zbatimin e gjashtë kërkesave të tyre që nga arsimi cilësor e deri te kushtet më të mira.
Gjatë thirrjeve të tyre studentët kërkojnë dorëheqjen e ministres së Arsimit Mirela Kumbaro, si dhe të kreut të qeverisë, Edi Rama.
